Njoftim për Maturantët
Të dashur Maturantë që keni aplikuar në Fakultetin e Gjuhëve të Huaja-Universiteti i Tiranës, ju falenderojmë për besimin që keni shprehur ndaj Fakultetit tonë.
Bashkëngjitur do të gjeni listat e plota paraprake të renditjes së kandidatëve të raundit të dytë për të ndjekur studimet në Fakultetin e Gjuhëve të Huaja të Universitetit të Tiranës, vitin akademik 2023-2024. Fituesit e raundit të dytë të çdo programi studimi Bachelor janë deri në vijën e kuqe.
Renditja e aplikantëve fitues të raundit të dytë në FGJH, viti akademik 2023-2024
Njoftohen të gjithë aplikantët maturantë fitues të raundit të dytë, të ciklit të parë Bachelor, viti akademik 2023-2024, për Fakultetin e Gjuhëve të Huaja, që të paraqiten në Sekretarinë Mësimore FGJH për të kryer regjistrimin në një nga programet e studimit në të cilin janë shpallur fitues.
Regjistrimet për fituesit e raundit të dytë fillojnë prej datës 22 Shtator deri në 1 Tetor 2023 (kalendari shkarko këtu). Procesi i regjistrimit është i ndarë në 7 faza 48 – orëshe. Në rastin e mos regjistrimit brenda 48 orëve në programin ku ju jeni shpallur fitues, humbisni të drejtën e regjistrimit në atë program.
Dokumentat e nevojshme për regjistrim janë si më poshtë:
- Dokumenti i identifikimit (kartë identiteti ose pasaportë). Në dosje mbahet vetëm fotokopja;
- Fotokopja e noterizuar e diplomës së Maturës Shtetërore ose dëftesa e pjekurisë, së bashku me certifikatën e notave ose një dëftese/diplome tjetër studimi të fituar jashtë vendit dhe të njësuar në MASR;
- Mandati i pagesës së tarifës së regjistrimit (fatura e arkëtimit shkarko këtu) dhe deklaratën shkarko këtu, e cila plotësohet nga aplikanti në prani të punonjëses së sekretarisë mësimore të IAL-së dhe që nënshkruhet nga aplikanti dhe nga punonjësja e sekretarisë.
Ju mirëpresim!
⬇️⬇️Klikoni për më tepër:⬇️⬇️
➡️ Gjuhë Frënge
➡️ Gjuhë Greke
➡️ Perkthim dhe Interpretim ne Gjuhë Greke dhe Angleze
➡️ Gjuhë Ruse
➡️ Gjuhë Turke
👉Të dashur maturantë, ju sqarojmë se edhe sikur të gjithë kandidatët fitues në listat paraprake të shpalluara të regjistrohen në FGjH, mbeten përsëri kuota të lira. Kjo vjen për arsye se i njëjti maturant është shpallur fitues në disa programe studimi të ofruara nga FGjH.