Hapet thirrja për aplikime për bursa për studentët në Universitetin Vytautas Magnus, në Lituani, për semestrin e dytë të vitit akademik 2023-2024.

Në kuadër të programit Erasmus + është hapur thirrja për aplikime për bursa për mobilitete për studentët e Universitetit të Tiranës në Universitetin Vytautas Magnus në Lituani, për semestrin e
dytë të vitit akademik 2023-2024.

https://www.vdu.lt/en/

Llojet e mobilitetit përfshijnë:
– Shkëmbimin e studentëve për studime;

Kohëzgjatja e bursave:

– Bachelor (1 semestër);
– Master (1 semestër);
– Doktoraturë (1 semestër).

Për më shumë informacion rreth universitetit pritës klikoni:
https://www.vdu.lt/en/international-cooperation/for-students/erasmus-exchange-studies/incoming-students/

Afati për aplikim: 01 Nëntor 2023
Thirrja për Bursa për studentët në Universitetin Vytautas Lituani 18.09.2023