Titulli akademik i studimit | Diplomë Master i Shkencave në Mësuesi i Gjuhës Angleze për Arsimin e Mesëm të Lartë |
Cikli i studimit | Studime të Ciklit të Dytë |
Emri dhe statusi i institucionit | Universiteti i Tiranës, Institucion Publik |
Gjuha e përdorur në mësimdhënie/ provime | Shqip |
Kohëzgjatja zyrtare e programit të studimit | 2 (dy) vite |
Forma e studimit | Me kohë të plotë |
Programi Master i Shkencave në “Mësuesi i Gjuhës Angleze për Arsimin e Mesëm të Lartë” ofrohet në Fakultetin e Gjuhëve të Huaja nga Departamenti i Gjuhës Angleze i cili synon të përgatisë mësues të arsimit të mesëm të lartë, të specializuar për mësimdhënien e një gjuhe të huaj, të aftë për të ushtruar profesionin e ri në mënyrë të efektshme dhe për të nxënë gjatë gjithë jetës.
Programi ka këto objektiva:
Praktika profesionale përbën një element të rëndësishëm në kurrikulat e programit të studimit Master i Shkencave në “Mësuesi i Gjuhës Angleze për Arsimin e Mesëm të Lartë “. Praktika parashikon të mundësojë përdorimin e njohurive të fituara në kurset teorike, në një kontekst praktik dhe profesional. Praktika mësimore e këtij programi zhvillohet në institucione arsimore të arsimit të mesëm të lartë, shkolla publike dhe jopublike të arsimit parauniversitar, këtej e tutje, shkolla. Praktika synon zhvillimin e aftësive të mësimdhënies së gjuhës së huaj, zbatimin praktik të metodave mësimdhënëse të përvetësuara, si dhe për të provuar dhe vlerësuar njohuritë dhe bindjet për mësimdhënie të studentëve. Praktika ka për qëllim aftësimin e studentëve në veprimtarinë mësimdhënëse, njohjen me politikat arsimore dhe problematikën aktuale të shkollës dhe të arsimit në tërësi.
Studentëve me formim të tillë, u ofrohen mundësi për punësim në:
PLANI MËSIMOR | ||||
Master i Shkencave në “Mësuesi e gjuhës angleze për arsimin e mesëm të lartë” | ||||
Nr. | LËNDË TË DETYRUARA | KREDITE | VITI/SEMESTRI | ORËT NË AUDITOR |
SEMESTRI I | ||||
Formim bazë pedagogjik | ||||
1. | Metodologjia e mësimdhënies dhe të menduarit kritik | 7 | I/I | 45 |
2. | Psikologji zhvillimi | 4 | I/I | 45 |
3. | Psikologji edukimi | 4 | I/I | 45 |
4. | Të nxënit dhe menaxhimi i klasës | 6 | I/II | 45 |
5. | Zhvillim kurrikule | 4 | I/I | 45 |
6. | Vlerësimi i nxënësit | 5 | I/II | 60 |
Gjithsej | 30 | 285 | ||
Formimi specializuar si mësues lënde | ||||
Lëndë në formimin didaktik lëndor | ||||
1. | Metodologji e mësimit të gjuhës angleze | 6 | I/I | 60 |
2. | Psikolinguistikë | 4 | I/I | 40 |
3. | Gjuhësi e zbatuar | 6 | I/II | 60 |
4. | Edukim ndërkulturor | 4 | I/II | 40 |
5. | TIK në mësimdhënien e gjuhës së huaj | 6 | I/II | 60 |
Gjithsej | 26 | 260 | ||
Lëndë plotësimi në formimin e specializuar | ||||
1. | Gjuhë e huaj C (Niveli i avancuar | 6 | I/I | 60 |
2. | Përkthim pedagogjik dhe gramatikë korrigjuese. | 4 | II/I | 40 |
Gjithsej | 10 | 100 | ||
Praktika Profesionale | 12 | II/II | 240 | |
Gjithsej | 12 | 120 | ||
Formimkërkimor | ||||
Lëndë të formimit kërkimor | ||||
1. | Metodologji e kërkimit shkencor dhe kërkim në kontekstin pedagogjik të gjuhës së huaj | 6 | II/I | 60 |
2. | Laborator praktik dhe teorik për shkrimin e temës përfundimtare | 6 | II/I | 60 |
3. | Gjuhë e huaj për qëllime specifike | 6 | II/I | 60 |
Gjithsej | 18 | 180 | ||
Teza e diplomës | 24 | II/II | ||
Gjithsej | 24 | |||
Gjithsej në 2 vite | 120 | 1155 |