Sot më datë 16.01.2025, Dega e Trajnimeve dhe Inovacionit Pedagogjik në bashkëpunim ne Zyrën e Psikologut në Fakultetin e Gjuhëve të Huaja organizuan sot trajnimin me studentët me temë: ‘‘Menaxhimi i stresit dhe përdorimi me efektivitet i teknikave të caktuara për ekuilibrimin e tij”.
U diskutuan aspekte të ndryshme të stresit, duke përfshirë:
1. Konceptin e stresit dhe llojet e tij – Kuptimi i stresit dhe identifikimi i formave të ndryshme që ai mund të marrë.
2. Efektet e stresit – Si ndikon stresi në trup dhe mendje, duke shkaktuar pasoja afatshkurtra dhe afatgjata.
3. Teknikat e menaxhimit të stresit para provimeve – Metoda dhe strategji për të përballuar stresin para dhe gjatë provimeve, përfshirë relaksimin dhe teknikat e frymëmarrjes.
4. Pasojat në shëndetin fizik dhe mendor – Si ndikon stresi në shëndetin e përgjithshëm dhe si mund të parandalohet ndikimi i tij negativ.
Ky trajnim u zhvillua për të ndihmuar studentët të menaxhojnë stresin dhe të përgatiten emocionalisht dhe fizikisht për provimet, duke përdorur teknika për përmirësimin e fokusit dhe performancës.