Ndiheni të diskriminuar? Jeni dëshmitar i një diskriminimi? Raporto Diskriminimin

Mirëseardhja në Fakultet

11

Fakulteti i Gjuhëve të Huaja i Universitetit të Tiranës i uroi mirëseardhjen studentëve të tij, sidomos atyre të rinj, të cilët, për herë të parë u ulen në auditoret tona! 

Në nisje të procesit mësimor por edhe të fillimit të vitit akademik 2022-2023, Dekania e FGJH-së, Prof. Dr. Esmeralda KROMIDHA së bashku me Drejtuesit e Njësive Bazë, personelin akademik të njësive përkatëse si edhe strukturat në mbështetje të procesit mësimor dhe atij kërkimor, organizuan takimet e mirëseardhjes me studentët që kanë zgjedhur programet tona mësimore.

Studentët u njohën me veçoritë e secilit program studimi të zgjedhur prej tyre, organizimin e Fakultetit të Gjuhëve të Huaja, të drejtat por edhe përgjegjësitë e tyre.

Po kështu, u njohën me mundësitë e shumta që u ofrohen gjatë rrugëtimit të tyre akademik në ciklin Bachelor si edhe në vijimësinë e programeve Master;

– Angazhimit të tyre të drejtpërdrejtë në projekte mësimore-kërkimore;

– Mundësi të shumta mobiliteti në kuadër të shkëmbimeve Erasmus+;

– Veprimtarive me karakter social dhe kulturor në kuadër të gjallërimit të jetës së tyre universitare: Klube studentore

Zyra e Këshillimit të Karrierës u shpërndau studentëve paketën promovuese të FGJH-së për vitin akademik 2022-2023.