Në kuadër të Ditës Ndërkombëtare të Librit, Fakulteti i Gjuhëve të Huaja në bashkëpunim me Qendrën Kombëtare të Librit dhe Leximit (QKLL), organizon aktivitetin letrar “Lexojmë dhe përkujtojmë Molierin në 400 vjetorin e lindjes së tij”.
Përmes diskutimeve dhe leximeve, kjo atelie që do të organizohet ditën e enjte, datë 10/05/2022, ora 10:00, në Sallën “Evropa” synon të përkujtojë jetën dhe veprën e autorit francez, Molière (Jean-Baptiste Poquelin), “le plus grand génie du théâtre français/gjeniut më të madh të teatrit francez” dhe jo vetëm.
Të ftuar: studentë dhe kolegë të Universitetit të Tiranës
Ju mirëpresim!