Në kuadër të programit Erasmus + është hapur thirrja për aplikime për bursa mobiliteti për trajnim për stafin akademik me kohë të plotë të Universitetit të Tiranës në Universitetin Alexandru Ioan Cuza të Iași, në Rumani për semestrin e dytë të vitit akademik 2020-2021.

Njoftim!
Në kuadër të programit Erasmus + është hapur thirrja për aplikime për bursa mobiliteti për trajnim për stafin akademik me kohë të plotë të Universitetit të Tiranës në Universitetin Alexandru Ioan Cuza të Iași, në Rumani për semestrin e dytë të vitit akademik 2020-2021.http://www.uaic.ro/en/

Llojet e mobilitetit përfshijnë:

– Shkëmbimin e stafit akademik me kohë të plotë për trajnim;

Kohëzgjatja e bursave:

– 5 + 2 ditët e udhëtimit;

Fushat:

https://www.uaic.ro/en/studies/faculties/

Bursat përfshijnë:

– Kompensimin ditor (140 EUR në ditë për stafin);

– Kostot e udhëtimit (në varësi të distancës midis universitetit pritës dhe atij të origjinës)

Për të përcaktuar distancën ju lutem referohuni link-ut:

http://ec.europa.eu/…/erasmus-plus/tools/distance_en.htm

Dokumentat e nevojshme për aplikim për stafin akademik me kohë të plotë:

– CV+ Lista e publikimeve (në gjuhën angleze);

– Kopje e Pasaportës;

– Letër motivimi (në gjuhën angleze);

– Vërtetim Punësimi (në gjuhën shqipe dhe në gjuhën angleze);

– Certifikata e gjuhës së huaj (Anglisht B2);

– Vetëdeklarim nëse keni kryer më parë një mobilitet Erasmus+ (dhe nëse po, ku);

– Plani i mobilitetit për trajnim*;

Për të shkarkuar formatin e Planit të Mobilitetit për trajnim klikoni në adresën:

https://unitiredu-my.sharepoint.com/…/EYcIpm9R0NZKotSzX…

*Plani i Mobilitetit për stafin akademik është një dokument në të cilin duhet të specifikohet programi juaj i propozuar që do të kryeni gjatë periudhës së shkëmbimit. Ky dokument firmoset nga aplikanti dhe nga personi përgjegjës në Rektorat, i cili është Koordinatori Institucional Erasmus +.

Afati për aplikim: 18 Nëntor 2020

Dokumentat duhen dorëzuar dorazi në Rektoratin e Universitetit të Tiranës, Drejtoria e Marrëdhënieve me Jashtë dhe Studentët, Sektori i Marrëdhënieve me Jashtë, si dhe duhet të dërgohen të skanuara në e-mailin: [email protected].

Për më shumë informacion mbi bursat mund të na kontaktoni në adresën: [email protected].