Në kuadër të projektit Rëndësia e Web semantic në ndërtimin e korpuseve paralele dhe në përkthimin e tekteve të specialitetit, financuar nga FGJH, UT dhe projektit Krijimi i korpuseve të krahasueshme në fushën e legjislacionit ekonomik dhe juridik, financuar nga programi UT-Kërkim, ekselencë dhe inovacion, të cilët zbatohen në Departamentin e Gjuhës Frënge, u zhvillua trajnimi përmbyllës me profesoren franceze nga Universititeti Sorbonne Paris Nord, Aude Grezda

Në kuadër të projektit Rëndësia e Web semantic në ndërtimin e korpuseve paralele dhe në përkthimin e tekteve të specialitetit, financuar nga FGJH, UT dhe projektit Krijimi i korpuseve të krahasueshme në fushën e legjislacionit ekonomik dhe juridik, financuar nga programi UT-Kërkim, ekselencë dhe inovacion, të cilët zbatohen në Departamentin e Gjuhës Frënge, u zhvillua trajnimi përmbyllës me profesoren franceze nga Universititeti Sorbonne Paris Nord, Aude Grezda.

Gjatë këtij takimi u diskutuan rezultatet e arritura për krijimin e korpuseve paralele dhe të krahasueshme, u vunë në dukje vështirësitë dhe problematikat që grupet e punës hasën gjatë zbatimit të këtij projekti, kryesisht lidhur me gjuhën shqipe dhe u përcaktuan etapat e rishikimit të procesit të punës për ndërtimin e këtyre korpuseve.