Sot, më 7 tetor 2024, në nisje të procesit mësimor të vitit të ri akademik 2024-2025, Dekania e Fakultetit të Gjuhëve të Huaja të Universiteti i Tiranes. Faqja Zyrtare, Prof. Dr. Esmeralda KROMIDHA së bashku me Drejtuesit e Njësive Bazë, personelin akademik të njësive përkatëse, si edhe strukturat në mbështetje të procesit mësimor dhe atij kërkimor, organizuan takimet e mirëseardhjes me studentët që kanë zgjedhur programet tona mësimore e që për herë të parë, ulen sot në auditor.
Studentët e viteve të para të Departamenteve të Gjuhës Angleze, Gjermane, Frënge, Italiane, Greke, Spanjolle dhe Sllave dhe Ballkanike (Turqisht, Rusisht), u njohën me veçoritë e programeve përkatëse të studimit, organizimin e Fakultetit të Gjuhëve të Huaja, të drejtat dhe përgjegjësitë e tyre si studentë.
Gjithashtu, ata u njohën me mundësitë e shumta që u ofrohen gjatë rrugëtimit të tyre akademik në ciklin Bachelor si edhe më tej në programet e ciklit të dytë Master, posaçërisht me;
– Angazhimin e tyre të drejtpërdrejtë në projekte mësimore-kërkimore;
– Mundësitë e shumta të mobilitetit në kuadër të shkëmbimeve Erasmus+;
– Veprimtaritë me karakter social dhe kulturor në kuadër të pjesëmarrjes së tyre në klubet e shumta studentore të FGJH-së
Krahas fillimit të procesit mësimor, dy javët e para do të shërbejnë edhe si javë informuese dhe orientuese për studentët tanë në lidhje me të gjitha shërbimet që ofron FGJH.
Fakulteti i Gjuhëve të Huaja u uron suksese të gjithë studentëve dhe pedagogëve në këtë vit të ri akademik! Me besimin se ky është një fillim i shkëlqyer, shpresojmë që çdo student të përjetojë një rrugëtim të suksesshëm dhe të mbushur me përvojat më të mira akademike.
Today, on October 7th, 2024, to mark the commencement of the 2024-2025 academic year, the Dean of the Faculty of Foreign Languages at the University of Tirana, Prof. Dr. Esmeralda KROMIDHA, alongside with department heads, academic staff, and support structures for both educational and research activities, organized welcome meetings for students who have enrolled in the faculty’s study programs and are attending lectures for the first time.
First-year students from the Departments of English, German, French, Italian, Greek, Spanish, Slavic and Balkan Languages (including Turkish and Russian) were introduced to the specific features of their respective study programs, the organizational structure of the Faculty of Foreign Languages, as well as their rights and responsibilities as students.
Furthermore, students were informed about the various opportunities available throughout their academic journey in the Bachelor’s program and later in Master’s programs, particularly with regard to:
Their active participation in educational and research projects;
Numerous opportunities for academic mobility through Erasmus+ exchange programs;
Social and cultural activities through participation in the many student clubs of the Faculty of Foreign Languages (FFL).
In addition to the start of the teaching process, the first two weeks will also serve as informative and orientation sessions, offering students detailed insights into all the services provided by the FFL.
The Faculty of Foreign Languages extends its best wishes for success to all students and faculty members for the upcoming academic year. With the firm belief that this marks an excellent beginning, it is hoped that every student embarks on a fruitful academic journey enriched with the finest academic experiences.