Njoftim !
Hapet thirrja për aplikime për bursa për mobilitete në Universitetin Hacettepe, në Turqi në kuadër të programit Erasmus +, për stafin akademik me kohë të plotë të UT-së për mësimdhënie, për vitin akademik 2019-2020.
Llojet e mobilitetit përfshijnë:
-Shkëmbimin e stafit akademik me kohë të plotë për mësimdhënie;
Kohëzgjatja e bursave:
-Stafi akademik për mësimdhënie (5 ditë + 2 ditët e udhëtimit);
Fushat e mësimdhënies:
-Gjuhë angleze;
Për më shumë informacion, referohuni linkut:
https://www.hacettepe.edu.tr/english/
Bursat përfshijnë:
-Kompensim ditor (140 EUR për stafin akademik);
-Kostot e udhëtimit (275 EUR);
Dokumentat e nevojshme për aplikim për stafin akademik me kohë të plotë për mësimdhënie:
– CV+ Lista e publikimeve (në gjuhën angleze);
– Kopje e Pasaportës;
– Letër motivimi (në gjuhën angleze);
– Vërtetim Punësimi (në gjuhën shqipe);
– Vetëdeklarim nëse keni kryer apo jo më parë një mobilitete Erasmus+ (nëse po, ku);
– Plani i mobilitetit për mësimdhënie*;
Për të shkarkuar formatin e Planit të Mobilitetit për mësimdhënie klikoni në adresën:
http://www.unitir.edu.al/…/Mobility_Agreement_Teaching_outg…
*Plani i Mobilitetit për stafin akademik është një dokument në të cilin duhet të specifikohet programi juaj i propozuar që do të kryeni gjatë periudhës së shkëmbimit. Ky dokument firmoset nga aplikanti dhe nga personi përgjegjës në Rektorat i cili është Koordinatori Institucional i Erasmus +.
Afati për aplikim: 4 Nëntor 2019
Dokumentat duhen dorëzuar dorazi në Rektoratin e Universitetit të Tiranës, Drejtoria e Marrëdhënieve me Jashtë dhe Studentët, Sektori i Marrëdhënieve me Jashtë si edhe të skanuara përmes postës elektronike në adresën [email protected].