Fakulteti i Gjuhëve të Huaja & Fakulteti i Historisë dhe Filologjisë
29 Prill 2025
Traditë e përvitshme që mbështet studentët në hapat e parë drejt karrierës!
Ceremonia e hapjes u zhvillua në prani të Dekanes së Fakultetit të Gjuhëve të Huaja, Prof. Dr. Esmeralda Kromidha dhe Zv. Dekanit të Fakultetit të Historisë dhe Filologjisë, Prof. Dr. Shezai Rrokaj, të cilët falënderuan bizneset pjesëmarrëse dhe i nxitën studentët të angazhohen sa më shumë në këtë aktivitet.
Me rreth 50 biznese dhe institucione pjesëmarrëse, studentët patën mundësinë:
Të njihen me kulturat e punës dhe mundësitë e karrierës në industri të ndryshme
Të takojnë përfaqësues të kompanive dhe të krijojnë kontakte të vlefshme profesionale
Të informohen për pozicione të lira dhe programe praktike
Të zhvillojnë aftësitë e tyre përmes bashkëbisedimeve dhe prezantimeve interaktive
Vlerësojmë pjesëmarrjen e gjerë të studentëve tanë dhe interesimin e treguar, si dhe mbështetjen e vazhdueshme nga partnerët tanë në botën e biznesit dhe institucionet.
Ky bashkëpunim nënvizon angazhimin për të ndërtuar ura mes arsimit dhe tregut të punës.
Falënderojmë të gjitha kompanitë dhe institucionet pjesëmarrëse për kontributin e tyre të çmuar, si dhe studentët që e bënë këtë ditë të suksesshme. Energjia dhe kurioziteti i tyre ishin frymëzuese!
Qëndroni të lidhur me faqen tonë për galerinë e fotove dhe momente nga Panairi i Punës 2025.
Karriera juaj fillon këtu!
#PanairiIPunës2025 #UT #KarrieraJoteFillonKëtu #FGJH #FHF #MundësiPune #Studentë #Tiranë #Networking #ArsimiDhePuna #Bashkëpunim #Suksese #29Prill2025


