Dr. Etleva Kondi (Koni)

Dr. Etleva Kondi (Koni)

Biografia

Etleva Kondi (Koni) ёshtё e punёsuar me kohё tё plotё pranё Departamentit tё Gjuhës Angleze nё Fakultetin e Gjuhëve të Huaja, Universiteti i Tiranës dhe mban titullin “Profesor i Asociuar”. Ka njё pёrvojё 22 vjeçare si pedagoge. Pas diplomimit në degёn e gjuhёs angleze, profili “Studime Britanike dhe Amerikane” nё vitin 2000 në Fakultetin e Gjuhёve tё Huaja, ka kryer studimet pasuniversitare (2005) dhe ato doktorale (2013) nё fushën e gjuhësisë/ sintaksë angleze.
Fushat e mёsimdhёnies dhe kërkimit pёrfshijnё ato të gjuhësisë dhe metodologjisë së mësimdhënies së gjuhës angleze. Zhvillon lёndёt Morfologji e Gjuhёs Angleze dhe Analizë Teksti me studentë në programin e ciklit tё parё si dhe Psikolinguistikë dhe Metodologjinë e Mësimdhënies së Gjuhës sё Huaj me studentë në programin e ciklit tё dytё.
Ka marrё pjesë në projekte kombёtare dhe ndёrkombёtare (Erasmus +, AUF). Ёshtё autore e artikujve shkencorё tё botuar në revista shkencore, pjesёmarrёse nё shumё konferenca tё organizuara brenda dhe jashtë vendit si dhe pёrkthyese e librave artistikё.