Prof. Asoc. Dr. Maklena NIKA

Biografia

Prof. Ass.Dr. Maklena Nika është e punësuar me kohë të plotë pranë Departamentit të Gjuhës Greke, Fakulteti i Gjuhëve të Huaja, Universiteti i Tiranës. Ka një përvojë pune 15 vjeçare si pedagoge dhe studiuese. Pas diplomimit si “Specialiste e gjuhës greke” pranë këtij departamenti, në vitin 2002, studimet pasuniversitare dhe ato doktorale lidhen me letërsinë e krahasuar, surrealizmi grek dhe francez.

Fushat e mësimdhënies dhe ekspertizës kërkimore përfshijnë fushën e letërsisë greke, teorisë së letërsisë, përkthimit letrar, psikolinguistikës etj.

Ka marrë pjesë në disa projekte kombëtare/ndërkombëtare ndër të cilat mund të përmendet bashkëpunimi me Qendrën Kombëtare të Librit, Selanik dhe Ministrinë e Kulturës së Republikës së Greqisë për regjistrimin e veprave letrare të autorëve grekë përkthyer në gjuhën shqipe (2007 – 2009), projekt i cili u materializua me një botim të këtyre institucioneve.

Ka shërbyer në pozicione drejtuese si Presidente e Shoqatës Ndërkombëtare “Miqtë e Nikos Kazantzakis” për Shqipërinë që prej 2009 e në vazhdim.

Ka botuar dy përmbledhje poetike dhe është përkthyese e një sërë veprash të letërsisë greke në Shqipëri.