Prof. Asoc. Dr. Mirela PAPA

Fakultetit i gjuhëve të huaja

Prof.Asoc.Dr Mirela Papa

  Prof. Asoc. Dr. Mirela Papa është e punësuar me kohë të plotë pranë Departamentit të Gjuhës Italiane, Fakulteti i Gjuhëve të Huaja, Universiteti i Tiranës. Ka një përvojë pune 26-vjeçare si pedagoge dhe studiuese. Pas diplomimit si «Mësuese e gjuhës italiane për shkollën e mesme», studimet pasuniversitare dhe ato doktorale lidhen me fushën e përkthimit/gjuhësisë. Fushat e mësimdhënies dhe ekspertizës kërkimore përfshijnë: Teori Përkthimi; Analizë teksti; Tipologji tekstore; Metodologji e kërkimit shkencor; Përkthim i krahasuar; Përkthim letrar; Përkthim pedagogjik; Pragmatikë; Interpretim nga gjuha e huaj në gjuhën amtare dhe anasjelltas etj. Ka marrë pjesë në disa projekte kombëtare/ndërkombëtare: Bashkëpunime me Institutin Italian të Kulturës, Ambasadën italiane, Universitetin e Bolonjës, Universitetin e Barit etj. Ka shërbyer në pozicione drejtuese: Përgjegjëse e Departamentit të Gjuhës Italiane/Redaktore shkencore e revistës shkencore të Fakultetit të Gjuhëve të Huaja. Ka botuar artikuj shkencorë në revista kombëtare dhe ndërkombëtare; studime dhe pjesëmarrje në konferenca si brenda dhe jashtë vendit (më shumë se 45 tituj); bashkautore në tekste mësimore; kuratore aktesh botimi të konferencave shkencore; ka përkthyer autorë të rëndësishëm italianë etj. Ka ofruar shërbime profesionale si: eksperte e jashtme ASCAL; anëtare jurish për çmime mbi përkthimin etj .