Master Profesional në Përkthim me profil Përkthyes

Master profesional në Përkthim me profil “Përkthyes

Titulli akademik i studimit Master Profesional “Përkthim me profil përkthyes”, Gjuhë Angleze
Cikli i studimit Studime të Ciklit të Dytë
Emri dhe statusi i institucionit Universiteti i Tiranës, Institucion Publik
Lloji i masterit Profesional
Gjuha e përdorur në mësimdhënie/ provime Shqip (Gjuha A) dhe një gjuhë e huaj (Gjuha B)
Kohëzgjatja zyrtare e programit të studimit 1 (një) vit
Forma e studimit Me kohë të plotë
Kredite 60

Masteri profesional Përkthim me profil “Përkthyes” është hapur si program studimi i ciklit të dytë një vjeçar,  me aktin e hapjes Urdhër të MASH Nr. 371, datë. 18.09.2014. Ky master ka filluar të funksionojë që prej vitit 2017 dhe aktualisht ofrohet nga Departamenti i Gjuhës Angleze. Ky program studimi mund të aktivizohet nga të gjitha njësitë bazë të Fakultetit të Gjuhëve të Huaja.

Objektivat dhe veprimtaritë formuese të programit të studimit

Programi Master Profesional në Përkthim me profil “Përkthyes” ofrohet nga të gjithë Departamentet në Fakultetin e Gjuhëve të Huaja dhe synon të përgatisë përkthyes të specializuar dygjuhësh në fusha të tilla si biznesi, marketingu, menaxhimi, financa, jurisprudenca, politika, diplomacia, mjekësia, inxhinieria.  Studentët e diplomuar nga ky program studimi lehtësojnë komunikimin teknik mes gjuhëve që janë në komunikim të vazhdueshëm me gjuhën shqipe.Plani mësimor i këtij programi studimi dhe veprimtaritë formuese që e karakterizojnë, të cilat mbështeten në aktivizimin dhe përftimin e kompetencave të larta të përkthimit teknik në dy gjuhë të huaja përpos gjuhës shqipe, do ta udhëheqin studentin drejt marrjes së kompetencave profesionale të vlefshme për ushtrimin e profesionit të tij. Programi i studimit u mundëson studentëve në nivelin Master të fitojnë njohuri të thella për proceset e përfshira në fushën e përkthimit, por edhe aftësinë për të kryer dhe ofruar një shërbim përkthimi në përputhje me standardet më të larta profesionale dhe etike, vendase dhe evropiane.

Programi ka këto objektiva:

  • Të formojë përkthyes të specializuar dygjuhësh në fusha të tilla si biznesi, marketingu, menaxhimi, financa, jurisprudenca, politika, diplomacia, mjekësia, inxhinieria, etj.
  • Të përgatisë specialistë me njohuri të thelluara të parimeve dhe të teknikave të përkthimit dhe të kulturave dhe të institucioneve që lidhen me gjuhët e përzgjedhura si edhe të disiplinave bazë të shkencave shoqërore, ekonomike dhe juridike;
  • Të përsosë njohuritë praktike duke aftësuar studentin për një vëmendje të veçantë ndaj problematikave të lidhura me tregun e brendshëm dhe të jashtëm të punës;
  • Të zhvillojë dhe rrisë aftësitë e studenteve për përdorimin e mjeteve informatike dhe telematike në fushat me kompetenca specifike;

 

Kompetencat

Kompetencat e synuara për t’u përftuar nga ky program studimi janë në përputhje me Kuadrin e kompetencave të  EMT – Masterave Evropianë në Përkthim – European Master’s in Translation –i cili është në fuqi për periudhën 2018-2024.

  • Formimi profesional i përkthyesve të specializuar dygjuhësh në fusha të tilla si biznesi, marketingu, menaxhimi, financa, jurisprudenca, politika, diplomacia, mjekësia, inxhinieria, etj.
  • Përftimi i njohurive të thelluara dhe të specializuara në fusha të ndryshme të përkthimit të specializuar dygjuhësh në përputhje me kërkesat e tregut kombëtar dhe ndërkombëtar të punës.
  • Përftimi i kompetencave, shprehive dhe njohurive të transferueshme gjuhësore, kulturore të karakterit të përgjithshëm në të dy gjuhët shqip dhe anglisht në nivelin më të lartë, në ndihmë të komunikimit të specializuar ndërkulturor, në përputhje me kërkesat e tregut kombëtar dhe ndërkombëtar të punës;
  • Aftësimi në përdorimin e tërësisë së pajisjeve të teknologjisë së sotme të informacionit në fushat e specializuara me kompetenca specifike;
  • Aftësim në fusha të ndryshme të specializuara dhe specifike si biznesi, marketingu, menaxhimi, financa, jurisprudenca, politika, diplomacia, mjekësia, inxhinieria, etj., të transferueshme dhe të ndërthurura me fusha të tjera të specializuara

 

Mundësitë e punësimit dhe të kualifikimit profesional

Studentët që diplomohen në këtë program studimi mund të punësohen si:

  • Përkthyes në institucione publike dhe private;
  • Përkthyes i teksteve letrare për kërkesat specifike të shtëpive botuese dhe ato editoriale;
  • Përkthyes në organizma dhe organizata ndërkombëtare, shoqata të huaja dhe vendase;
  • Ndërmjetës gjuhësor dhe ndërkulturor në administratën publike;
  • Ndërmjetës gjuhësor dhe ndërkulturor në OJF të ndryshme;
  • Ndërmjetës gjuhësor dhe ndërkulturor në entet lokale;
  • Ndërmjetës gjuhësor dhe ndërkulturor në mediet e ndryshme të shkruara dhe elektronike, në shtëpitë botuese, ku të angazhohet në përkthimin e veprave apo eseve me përmbajtje letrare, publicistike, teknike, socio-ekonomike, informatike, etj.;

PLANI MËSIMOR Master Profesional “Përkthim me profil përkthyes”, Gjuhë Angleze

PLANI MËSIMOR
Master Profesional “Përkthim me profil përkthyes”, Gjuhë Angleze
Nr. VITI I . LËNDË TË DETYRUARA KREDITE SEMESTER Gjuha e mësimdhënies
SEMESTRI I
1. Metodologji përkthimi 6 I Anglisht
2. Praktikë përkthimi B-A 6 I Anglisht dhe Shqip
3. Krahasim teksti B-A 6 I Anglisht dhe Shqip
SEMESTRI II
4. Praktikë interpretimi B-A 6 II Anglisht dhe Shqip
5. Përkthim terminologjik B-A 7 II Anglisht dhe Shqip
6. Terminologji dhe koncepte ne ekonomi/ne të drejtë ndërkombëtare/në organizmat ndërkombëtare 7 II Anglisht dhe Shqip
7. Praktikum në fushë: veprimtari e bazuar në mësimdhënien dhe të nxënit 6 II Anglisht dhe Shqip
8. Prova finale: Tezë kërkimi empirik ose dosje profesionale 15 II Anglisht dhe Shqip
Gjithsej 60