Ndiheni të diskriminuar? Jeni dëshmitar i një diskriminimi? Raporto Diskriminimin

Promovimi i monografisë shkencore mbi veprën e Prof. Eqrem Çabejt në Institutet Albanologjike

Më 12 mars 2026, në ambientet e bibliotekës e Institutit të Arkeologjisë, në Godinën e Instituteve Albanologjike, u zhvillua promovimi i monografisë shkencore të realizuar në kuadër të projektit kërkimor të mbështetur nga Agjencia Kombëtare e Kërkimit Shkencor dhe Inovacionit (AKKSHI) me titull:

“Prof. Eqrem Çabej në Albanologji dhe në gjuhësinë europiane. Monografi e digjitalizuar, Open Access mbi materiale autentike të papublikuara deri tani, të përkthyera në shqip (letërkëmbim me personalitetet Prof. Gerhard Rohlfs, Tübingen, Prof. Hermann Ölberg, Innsbruck dhe Prof. Maximilian Lambertz, Leipzig)”, botuar në shtëpinë botuese Athena Verlag, Oberhausen (Gjermani).

Kjo monografi shkencore hedh dritë mbi figurën e Prof. Eqrem Çabejt, një nga personalitetet më të shquara të albanologjisë së shekullit XX, duke e vendosur veprën dhe kontributin e tij në kontekstin e gjuhësisë europiane dhe indoeuropiane. Për herë të parë në këtë botim paraqitet një korpus i rëndësishëm materialesh autentike të pabotuara më parë: letërkëmbimi i Eqrem Çabejt me tri personalitete të shquara të gjuhësisë europiane:Gerhard Rohlfs (Tübingen), Hermann Ölberg (Innsbruck) dhe Maximilian Lambertz (Leipzig) – i përkthyer për herë të parë në gjuhën shqipe.

Dokumentet e përfshira në këtë botim, të ruajtura me përkushtim në arkivin familjar nga e bija e studiuesit, znj. Brikena Çabej, përbëjnë një burim të çmuar për studimin e historisë së albanologjisë dhe të marrëdhënieve shkencore ndërkombëtare në një periudhë të ndërlikuar historike.

Në aktivitet morën pjesë profesorë, akademikë dhe personalitete të njohura që ndër vite kanë kontribuar në fushën e shkencës.

Në vijim, autorët e monografisë, profesorët :Brikena Kadzadej-Zavalani, Prof.dr. Anila Omari, Mimoza Kore dhe Sonila Sadikaj prezantuan përmbajtjen dhe rëndësinë shkencore të këtij botimi, duke theksuar vlerën e tij për historinë e albanologjisë dhe për vendin e gjuhës shqipe në traditën e gjuhësisë europiane.

Monografia, e botuar në format me qasje të hapur (Open Access) dhe e publikuar në Gjermani, është regjistruar në bibliotekat kombëtare gjermane, çka garanton qasjen e saj ndërkombëtare. Ajo do të shërbejë si një burim autentik, referencë e rëndësishme kërkimore për studiuesit e gjuhës shqipe, si në Shqipëri edhe jashtë saj, si edhe për komunitetin e gjerë të diasporës shqiptare.

Aktiviteti u prit me shumë interes dhe vlerësim nga profesorët, akademikët dhe studiuesit duke konfirmuar rëndësinë që ka rikthimi dhe rivlerësimi i trashëgimisë shkencore të Prof. Eqrem Çabejt në studimet bashkëkohore albanologjike.

situs toto