Ndiheni të diskriminuar? Jeni dëshmitar i një diskriminimi? Raporto Diskriminimin

Sfidat e përkthimit terminologjik në dinamikat e reja kombëtare dhe globale të Shqipërisë. Përkthimi i terminologjisë së trashëgimisë kulturore dhe juridiko-administrative

Objektivat e projektit

  • Të analizojë situatën në terren dhe të përballej me sfidat e përkthimit terminologjik në kontekstin e zhvillimeve të reja kombëtare dhe ndërkombëtare të Shqipërisë, duke u fokusuar në terminologjinë e trashëgimisë kulturore dhe atë juridiko administrative, me qëllim përmirësimin e komunikimit turistik dhe institucional në gjuhën spanjolle.
  • Të realizoheshin dhe zbatoheshin përkthime profesionale dhe burime terminologjike shqip–spanjisht për institucione kulturore dhe nevoja institucionale, në funksion të komunikimit turistik dhe administrativ.
  • Të nxitej përfshirja e studentëve në projekt, me synim zhvillimin e aftësive profesionale dhe të karrierës në fushën e përkthimit dhe turizmit, përmes punës në terren, bashkëpunimit në ekip mes tyre dhe me pedagogët, si dhe përballjes reale me kërkesat e tregut të punës, duke kapërcyer kufijtë e mësimdhënies tradicionale në auditor.
  • Të forcohej dimensioni akademik mbi punën në terren duke e ngritur në plan teorik përmes organizimit të aktiviteteve shkencore e formuese.

Përmbledhje e veprimtarive dhe rezultateve të projektit

Përmbledhje e shkurtër:

Projekti synoi të afrojë kurrikulat universitare me tregun e punës dhe politikat kombëtare e europiane, duke u fokusuar në përkthimin terminologjik juridiko-administrativ dhe muzeistik. Në kuadër të tij u përkthyen nga shqipja në spanjisht materiale informuese (broshura, audioguida, tabela, fletëpalosje etj.) për 8 muze dhe 2 site arkeologjike. Përkthimet u realizuan në bashkëpunim me institucionet muzeale dhe me UNOPS Albania, duke përfshirë edhe botimin e fletëpalosjeve dhe përdorimin e audioguidave në spanjisht.

Paralelisht u organizuan dy aktivitete shkencore: një workshop mbi përkthimin sipas qasjes kognitivo-funksionale dhe një tavolinë të rrumbullakët për përkthimin terminologjik spanjisht-shqip dhe shqip-spanjisht, me pjesëmarrjen e pedagogëve dhe studentëve.

Gjithashtu u nënshkruan memorandume bashkëpunimi me institucionet muzeale për përkthime dhe praktikë profesionale, si dhe një marrëveshje shërbimi me UNOPS Albania. Materialet e përkthyera përdoren fizikisht në muze dhe site arkeologjike si materiale informuese për vizitorët.

👉 Link:

https://fgjh.edu.al/departamenti-i-gjuhes-spanjolle-mori-pjese-me-projektin-sfidat-e-perkthimit-terminologjik-ne-dinamikat-e-reja-kombetare-dhe-globale-te-shqiperise-perkthimi-i-terminologjise-se-trashegimise-k/

https://www.facebook.com/FAKULTETIiGJUHEVEteHUAJAiUT/videos/558551619796994/

https://fgjh.edu.al/wp-content/uploads/2023/06/Analize-e-punes-per-6-mujorin-I-te-projektit.pdf

https://www.facebook.com/FAKULTETIiGJUHEVEteHUAJAiUT/posts/pfbid0XiHSyiPNtcQvbjBc88aMdvYeoag25dPoUZq7gBxmu5yg9cEpwFCffYpRZNe3uZm6l

situs toto