Ndiheni të diskriminuar? Jeni dëshmitar i një diskriminimi? Raporto Diskriminimin

Sot, më 08.10.2024, dita e dytë e programit të orientimit, studentët u njohën me përfaqësuesit e Zyrës së Këshillimit të Karrierës, si dhe të Degës së Vlerësimit të Cilësisë dhe Kurrikulës

Këto zyra luajnë një rol thelbësor në mbështetje të studentëve, duke ofruar burime dhe ndihmë në çdo hap të procesit të tyre akademik.

Gjatë takimit, studentët u informuan për shërbimet që ofrojnë këto zyra, të cilat janë të dedikuara për të dhënë ndihmesën e tyre në zhvillimin akademik dhe profesional. Disa nga aktivitetet dhe mundësitë që u prezantuan përfshijnë:

Trajnime dhe workshop-e: zhvillimi i aftësive praktike dhe profesionale

Leksione të hapura: mundësi për të marrë pjesë në leksione nga profesionistë të fushave të ndryshme

Pyetësorë dhe vlerësime: përcaktimi i nevojave dhe preferencave të studentëve

Shkolla verore/dimërore: mundësi për të thelluar njohuritë dhe për të përvetësuar aftësi të reja në një ambient joformal

Aktivitete të ndryshme ekstrakurikulare: pjesëmarrje në klube studentore dhe organizata që ofrojnë mundësi për zhvillimin e aftësive sociale, rrjetëzimin dhe angazhimin në aktivitete që përmirësojnë jetën e përditshme universitare.

Suksese të gjithë studentëve në këtë fillim të ri! Jemi të sigurt se ky vit akademik do të sjellë shumë mundësi dhe përvoja të paharrueshme.