Studimet e doktoratës ndërtohen mbi programe individuale për aftësim të pavarur të kandidatëve në kërkimin shkencor në fushat e përcaktuara nga njësia bazë ose njësia kryesore. Ato kanë në themel kërkimin shkencor dhe veprimtaritë krijuese. Studimet e doktoratës zhvillohen në formën e grupeve kërkimore, që drejtohen nga personeli akademik, që ka titullin akademik “profesor i asociuar” ose “profesor”.Ato zgjasin jo më pak se tri vite akademike dhe jo më shumë se pesë vite akademike.Në përfundim të studimeve të doktoratës lëshohet diploma e gradës shkencore “Doktor”.
Studimet e doktoratës zhvillohen me kohë të plotë pranë njësisë bazë ose me kohë të zgjatur në ato raste kur doktoranti është i punësuar si personel akademik në një institucion tjetër të arsimit të lartë apo si personel kërkimor në një institucion të kërkimit bazë ose të zbatuar.
Kontakt
Dega e Kualifikimit Shkencor dhe Botimeve
Rudina Koromani
Marseda Koçi