Ndiheni të diskriminuar? Jeni dëshmitar i një diskriminimi? Raporto Diskriminimin

Më datë 7 maj 2025, pedagogët e gjuhës turke, Prof. Asoc. Dr. Xhemile Abdiu dhe Dr. Alban Foçi zhvilluan një takim me maturantët e Gjimnazit me Orientim Gjuhësor “Asim Vokshi” në të cilin informuan studentët në lidhje me mundësitë e ofruara nëpërmjet programeve të studimit në Degën e Gjuhës Turke në Fakultetin e Gjuhëve të Huaja. Pas një video prezantuese për Turqinë, paraqitjes së programeve të studimit në të gjitha ciklet e studimit në FGJH dhe në veçanti në Degën e Gjuhës Turke, pedagogët folën për bashkëpunimet me universitetet e Turqisë, Programin Erasmus +, mbështetjen e Turqisë për studentët shqiptarë nëpërmjet Bursave që ofron Turqia ku fitues kanë qenë shumë studentë të Degës së Gjuhës Turke. Dhe pikërisht, në vitin e kaluar, një ish nxënëse e këtij gjimnazi dhe ish studente e Degës së Gjuhës Turke ka fituar bursën në Universitetin Hacettepe në Ankara. Falenderojmë Drejtoreshën e Gjimnazit me Orientim Gjuhësor, znj. Marsida Jarani, zv. Drejtoreshën znj. Mirela Reqica, mësuesit e talentuar të Gjuhës Turke, ish studentë të Degës së Gjuhës Turke, z. Holger Protopapa dhe znj. Enxhi Kamberi dhe të gjithë maturantët e gjimnazit për mikpritjen dhe interesimin e treguar.