Ndiheni të diskriminuar? Jeni dëshmitar i një diskriminimi? Raporto Diskriminimin

Takimi me përkthyesen dhe redaktoren Esmeralda Cavo

  Më 27 mars 2025, Fakulteti i Gjuhëve të Huaja zhvilloi atelienë e radhës e cila ofroi një mundësi të shkëlqyer për studentët dhe profesionistët e fushës së përkthimit.
Në këtë atelie, Esmeralda Cavo, përkthyese audiovizuale dhe redaktore e njohur e gjuhës shqipe, ndau përvojën e saj të pasur me studentët e përkthimit. Me një karrierë 20-vjeçare, Esmeralda ka kontribuuar në projekte përkthimi të serialeve, filmave artistikë dhe dokumentarëve që kanë prekur zemrat dhe mendjet e publikut të gjerë. 🌟
Gjatë këtij takimi, Esmeralda shpjegoi për studentët rëndësinë e përkthimit audiovizual, tiparet e tij, si dhe ndikimin që ka ky lloj përkthimi në transmetimin e kulturës dhe mesazheve ndërkombëtare. Ajo gjithashtu ndau me studentët edhe sfidat me të cilat përballet një përkthyes në këtë fushë, duke ofruar edhe zgjidhje praktike për to.
Takimi u zhvillua në formën e një diskutimi aktiv dhe praktik, ku studentët patën mundësinë të pyesin dhe të marrin këshilla shumë të vlefshme për këtë lloj përkthimi të veçantë.
Ky takim ishte një mundësi frymëzuese për ata që janë të interesuar të thellohen në këtë fushë dhe të eksplorojnë mundësitë që ofron përkthimi audiovizual. 💬✨