“The literary landscape of Albania: a proposal for the international dissemination of literature based on authors such as Lord Byron and Ismail Kadaré”- leksion nga Fernando Valverde

 

Fernando Valverde Rodriguez, profesor i poezisë në Universitetin e Virxhinias, USA, mbajti një leksion të hapur në Fakultetin e Gjuhëve të Huaja-Universiteti i Tiranës me temë “The literary landscape of Albania: a proposal for the international dissemination of literature based on authors such as Lord Byron and Ismail Kadaré”, një temë mjaft me interes për zhvillimin e itinerareve turistike me fokus letërsinë.

Ardhja e tij në Tiranë ishte menjëherë pas prezantimit të dy librave të tij të fundit në Meksikë: “Los hombres que mataron a mi madre” y “Vida de Lord Byron I (1788-1816)” të botuar nga “Universidad Autónoma de Mejicoé. Libri i fundit mbi Biografinë e Bajronit (vëllimi I) është një vlerë e shtuar e studimeve letrare mbarëbotërore pasi i shtohet studimeve anglosaksone mbi poetin e famshëm të shekullit XIX dhe pasi vjen dhe në gjuhën spanjolle dhe nga studiues spanjollë.

Librat e Bajronit, shënimet dhe letërkëmbimet e tij flasin për vlerësimin e lartë që ai u bën shqiptarëve, traditave e vlerave kulturore shqiptare. Dhe mbi këtë këndvështrim ai dha dhe rekomandimet e tij mbi bazë të të cilave Shqipëria turistike duhet të promovohet shumë më tepër për vlerat kulturoro-letrare dhe pavarësisht disa përpjekjeve sporadike ka ende shumë rrugë për të bërë në rang institucional. Aktiviteti u ndoq me interés nga studentë të gjuhës spanjolle, studentë kandidatë për doktoratë si dhe pjestarë nga stafi akademik i Fakultetit të Gjuhëve të Huaja.

 

#grupimesimorkerkimor_komunikim_i_gjuhës_spanjolle, #depaqrtamenti_gjuhes_spanjolle

#Fakulteti_Gjuheve_te_Huaja #Universiteti_i_Tiranes #fernandovalverde