Trajnim mbi Inteligjencën Artificiale dhe Sistemin e-Student

Sot, më 13/01/2025, në Fakultetin e Gjuhëve të Huaja, organizuam një trajnim me studentët e fakultetit, ku u ndanë njohuri dhe praktika mbi:
💡 Njohjen dhe përdorimin e aplikacioneve të inteligjencës artificiale (AI)
Gjatë këtij sesioni, diskutuam dhe prezantuam aplikacione të fuqishme si:
ChatGPT, Copilot, Glarity, Explainpaper, Quillbot, Futurepedia, dhe Rytr për të lehtësuar studimin, krijimtarinë dhe produktivitetin.
Aplikacione dhe mjete të tjera praktike, si Everything, Swisstransfer, dhe CareUEyes.
🖥️ Sistemi e-Student dhe funksionalitetet e tij
Studentët mësuan se si të përdorin sistemin e-Student për:
✅ t’u loguar dhe regjistruar në provime.
✅ të dërguar kërkesa për përmirësim të notave.
✅ të konsultuar të dhënat personale, historikun e regjistrimeve dhe listën e notave.
✅ të realizuar ankimim të notave.
✅ të aksesuar të dhënat financiare dhe tarifat sipas programeve të ndjekura.
🎯 Qëllimi i trajnimit ishte pajisja e studentëve me mjete dhe njohuri praktike për t’i ndihmuar që të jenë më produktivë dhe të orientuar drejt teknologjisë moderne.