Data: 07.11.2024
Salla Evropa, Fakulteti i Gjuhëve të Huaja
Sot në Fakultetin e Gjuhëve të Huaja, u zhvillua një trajnim për personelin akademik me temë:
“ChatGPT dhe Inovacionet e Inteligjencës Artificiale (AI) në Mësimdhënie”.
Ky trajnim u organizua nga Zyra e Teknologjisë dhe Informacionit në bashkëpunim me Degën e Trajnimeve dhe Inovacionit Pedagogjik, duke sjellë një qasje gjithëpërfshirëse për përditësimin e njohurive në fushën e AI.
Qëllimet e trajnimit:
– Azhornimi i njohurive për mjetet e avancuara si CareUeyes, Everything, SwissTransfer, BandiCam. Kulla-Shqip, etj.
– Teknologjitë AI si: Quillbot, Glarity, languageTool, AI-Detector, etj.
– Kuptimi i potencialit të ChatGPT dhe mjeteve të tjera të fuqizuara nga AI për fushën e mësimdhënies.
– Eksperienca praktike me shkarkimin, testimin dhe njohjen direkte të aplikacioneve.
Ju ftojmë të na bashkoheni në trajnime të tjera për të përmirësuar eksperiencën tuaj në mësimdhënie me teknologjitë më të fundit!