Tri konferenca për përkthyesit e rinj

Në kuadrin e Panairit të Librit, Shoqata e Botuesve dhe Fakulteti i Gjuhëve të Huaja organizojnë tri konferenca për përkthyesit e rinj, ku do të trajtohen tema të ndryshme nga përvoja praktike e përkthimit. 🌍📚
🔹 Të enjten, 14 nëntor, ora 11:00 – Salla Europa
“Shqipja mes Lindjes dhe Perëndimit: përdorimi i ligjërimit për të vendosur rrëfimin në vendin dhe kohën e duhur” – nga Ilir Baçi (Përvoja nga përkthimi i Salman Ruzhdie)
🔹 Të enjten, 14 nëntor, ora 12:00 – Salla Europa
“Përvoja nga përkthimi i letërsisë nonfiction” – nga Edon Qesari
🔹 Të premten, 15 nëntor, ora 12:00 – Salla Europa
“Përkthimi për fëmijë, kjo sfidë e madhe për të vegjlit” – Përvojë përkthimi nga Platonët e vegjël dhe Tregime të moçme shqiptare – nga Saverina Pasho
Mos e humbisni mundësinë për të mësuar nga përvojat e përkthyesve të njohur dhe për të thelluar njohuritë tuaja mbi përkthimin! 📖✨ #PanairiILibrit #Përkthimi #Letërsia #KonferencaPërPërkthyes