Ndiheni të diskriminuar? Jeni dëshmitar i një diskriminimi? Raporto Diskriminimin

Zhvillimi i trajnimit për punonjësit arsimorë të sistemit parauniversitar me temë:‘‘Mësimi dhe vlerësimi i nxënësve nëpërmjet aplikacioneve Kahoot, Mentimeter, Quizlet’’

Në datat 24 – 26 prill 2025,

U zhvillua online trajnimi për punonjësit arsimorë të sistemit parauniversitar me temë: ‘‘Mësimi dhe vlerësimi i nxënësve nëpërmjet aplikacioneve Kahoot, Mentimeter, Quizlet’’ me 1 kredit, nga Prof. Asoc. Dr. Elona Toro.

Temat që u trajtuan në këtë trajnimi ishin:

· Hyrje në Kahoot! dhe llojet e Kahoot!;

· Si të hapim një llogari në Kahoot!;

· Si krijohet një Kahoot! dhe si mund të gjejmë Kahoot-e të gatshme;

· Si të ruajmë, ndajmë dhe luajmë në kohë reale apo si e japim detyrë shtëpie një Kahoot!;

· Hyrje në Mentimteter dhe si të hapim një llogari në Mentimeter;

· Si krijohet një Mentimteter dhe si mund të gjejmë Mentimteter të gatshëm;

· Si të ruajmë, ndajmë dhe luajmë në kohë reale apo si e japim detyrë shtëpie një Mentimeter;

· Hyrje në Quizlet;

· Si të hapim një llogari në Quizlet;

· Si krijohet një Quizlet dhe si mund të gjejmë Quizlet të gatshme;

· Si të ruajmë, ndajmë dhe luajmë në kohë reale apo si e japim detyrë shtëpie një Quizlet.

Në përfundim të modulit pjesëmarrësit ishin të aftë:

· të përdornin burimet e teknologjisë me qëllim që të angazhohen në zhvillimin e tyre të vazhdueshëm profesional dhe të mësuarit gjatë gjithë jetës;

· të përdornin teknika të reja mësimdhënieje në përditshmërinë e tyre;

· të përdornin Kahoot!, Mentimeter dhe Quizlet;

· të ndërtonin një Kahoot!, Mentimeter dhe Quizlet;

· të vlerësonin nxënësin dhe t’i jepnin atyre mundësi në të vetëvlerësohen me anë të aplikacionit Kahoot! dhe Quizlet etj.

Gjatë këtij trajnimi u përdorën forma e metoda të larmishme si: prezantime me Powerpoint nga trajnuesja me anë të demonstrimeve të drejtpërdrejta me platformën dhe aplikacionin e përzgjedhur, diskutime mbi nevojat e përdorimit të Kahoot!, Quizlet, Mentimeter dhe mënyrave se si mund të integrohen në mësimdhënie, nxitja e reflektimit në auditor si dhe shfrytëzimi e shkëmbimi i përvojës së mësuesve mbi Kahoot!, Quizlet dhe Mentimeter, puna në grupe, diskutime mbi materialet audio e video që u vunë në dispozicion nga trajnuesja mbi mënyrat e aplikimit, integrimit dhe përshtatjes për përdorim të Kahoot!, Quizlet dhe Mentimeter edhe nga nxënësit.

Ju mirëpresim në trajnime të tjera!