Fakulteti i Gjuhëve të Huaja, Universiteti i Tiranës, fton studiues, pedagogë, doktorantë dhe profesionistë të fushave përkatëse të kontribuojnë me artikuj shkencorë origjinalë për numrin 14 të Revistës Shkencore të FGJH-së.
📌 Fushat e kërkimit:
- Gjuhësi
- Letërsi
- Përkthim
- Didaktikë e gjuhëve të huaja
- Komunikim ndërkulturor
- Disiplina të afërta
🌍 Gjuhët e botimit: Shqip, anglisht, frëngjisht, gjermanisht, spanjisht dhe italisht.
📅 Afati i dorëzimit të artikujve: Shtator 2026
📩 Dorëzimi i artikujve: [email protected]
🔗 Udhëzime për autorët dhe politikat editoriale: https://revistashkencorefgjh.edu.al/instructions-for-authors
✅ Çdo artikull i botuar pajiset me DOI (Digital Object Identifier), duke garantuar identifikim unik, dukshmëri dhe citueshmëri ndërkombëtare.
📚 Publikoni rezultatet e kërkimit tuaj dhe bëhuni pjesë e debatit shkencor bashkëkohor, duke kontribuuar në numrin 14 të Revistës Shkencore të Fakultetit të Gjuhëve të Huaja.
Për informacione të mëtejshme: Znj. Ardita Poda 📧 [email protected]
Mirëpresim punimet tuaja shkencore!


