🕊️ Në kujtim të Alborit

Me dhimbje të thellë morëm lajmin për ndarjen e parakohshme nga jeta të Alborit, ish-student i Departamentit të Gjuhës Angleze në Fakultetin e Gjuhëve të Huaja, Universiteti i Tiranës.

Albori do të kujtohet me respekt dhe mirënjohje si një student i përkushtuar, i sjellshëm dhe i dashur për pedagogët dhe bashkëstudentët e tij. Kujtimi i tij do të mbetet i gjallë në komunitetin tonë akademik.

Fakulteti i Gjuhëve të Huaja shpreh ngushëllimet më të sinqerta për familjen, të afërmit dhe miqtë e tij. Në këto momente të vështira, jemi pranë tyre me mendje dhe zemër, duke ndarë dhimbjen për këtë humbje të rëndë.

🕯️ U prehtë në paqe.