Ndiheni të diskriminuar? Jeni dëshmitar i një diskriminimi? Raporto Diskriminimin

🇨🇳📚 Dita Ndërkombëtare e Gjuhës Kineze në FGJH-UT

Sot, oborri para Fakultetit të Gjuhëve të Huaja, UT, u gjallërua nga festimi i Ditës Ndërkombëtare të Gjuhës Kineze, organizuar nga Instituti Konfuci pranë Universitetit të Tiranës në bashkëpunim me Ambasadën e Republikës Popullore të Kinës në Shqipëri.

Aktiviteti u përshëndet nga Dekania e FGJH-UT, Prof. Dr. Esmeralda Kromidha, e cila theksoi rëndësinë e promovimit të gjuhëve të huaja dhe të dialogut ndërkulturor në formimin akademik të studentëve, si edhe nga Ambasadorja e Republikës Popullore të Kinës në Shqipëri, Znj. Pang Cunxhue, e cila vlerësoi bashkëpunimin e frytshëm me Fakultetin e Gjuhëve të Huaja dhe Universitetin e Tiranës, duke nënvizuar rolin e gjuhës kineze si një urë e rëndësishme lidhëse mes dy kulturave.

Gjuha dhe kultura kineze u prezantuan përmes një sërë aktivitetesh dinamike dhe kreative:
🎎 lojëra dhe konkurse,
👘 veshje tradicionale,
🏆 çmime për studentët pjesëmarrës,
duke sjellë një atmosferë festive dhe ndërvepruese për studentët dhe stafin akademik.

Fakulteti i Gjuhëve të Huaja, Universiteti i Tiranës, mbështet dhe zhvillon promovimin e gjuhëve dhe kulturave të huaja si një shtyllë thelbësore për edukimin ndërkulturor dhe formimin akademik cilësor.

situs toto