Sot u zhvillua një takim i rëndësishëm strategjik me anëtarët e Bordit Shkencor dhe Editorial të Revistës Shkencore të FGJH-së, UT, në funksion të forcimit të ndërkombëtarizimit dhe rritjes së impaktit akademik të saj.
🤝 Në prani të Dekanes Prof. Dr. Esmeralda Kromidha dhe Zv. Dekanes për Kërkimin Shkencor Prof. Asoc. Dr. Anida Kisi, u theksua një vizion i ri: cilësi, bashkëpunim ndërkombëtar, citueshmëri akademike.
📚 Revista shkencore e FGJH-së vijon të konsolidohet si një platformë serioze për publikimin e studimeve origjinale në fusha kyçe si: gjuhësia, shumëgjuhësia, mësimdhënia e gjuhëve të huaja, përkthimi, gjuhësia kompjuterike, komunikimi ndërkulturor dhe letërsia moderne e postmoderne.
🔎 Me një proces rigoroz të vlerësimit anonim të dyfishtë (peer review), artikuj të pajisur me DOI dhe së afërmi indeksim në DOAJ, revista po forcon gjithnjë e më shumë pozicionin e saj në hartën ndërkombëtare të kërkimit shkencor.
💻 Një hap i rëndësishëm në këtë drejtim duke rritur qasjen, transparencën dhe shtrirjen globale të saj, është edhe krijimi i platformës online të dedikuar:
👉 https://revistashkencore.fgjh.edu.al
🎯 Objektivi i radhës mbetet indeksimi në Scopus: një hap i rëndësishëm drejt afirmimit ndërkombëtar të Revistës së FGJH-së.
Ftojmë studiuesit, pedagogët dhe kërkuesit shkencorë të kontribuojnë me artikujt e tyre origjinalë.
📌 Për më shumë informacion mbi udhëzimet për autorët dhe politikën e revistës, vizitoni:
👉 https://revistashkencorefgjh.edu.al/instructions-for-authors-2/
🗓️ Afati për dorëzimin e artikujve: brenda muajit qershor 2026
📧 Dërgimi i artikujve në adresën: [email protected]







