Ndiheni të diskriminuar? Jeni dëshmitar i një diskriminimi? Raporto Diskriminimin

🌍🎧 FGJH nĂ« dialog me DrejtorinĂ« e PĂ«rgjithshme tĂ« Interpretimit, Bruksel, pĂ«r programin e Masterit Evropian nĂ« PĂ«rkthim (EMT) dhe Masterit Evropian nĂ« Interpretim pĂ«r Konferenca (EMCI)

Sot, Fakulteti i Gjuhëve të Huaja, UT, pati kënaqësinë të mirëpresë një delegacion të nivelit të lartë nga Komisioni Evropian për shërbimin e interpretimit, në një takim të rëndësishëm që vuri në qendër rolin strategjik të profesionit të përkthyesit dhe interpretit në procesin e integrimit evropian të Shqipërisë.

Takimi u hap nga Dekania e FGJH-UT, Prof. Dr. Esmeralda Kromidha, e cila prezantoi zhvillimet dhe arritjet e Fakultetit në fushën e përkthimit dhe interpretimit, si në programet e studimit, ashtu edhe në trajnimet e formimit të vazhduar për përkthyesit e licencuar nga Ministria e Drejtësisë.

Delegacioni i Komisionit Evropian, i përfaqësuar nga Z. Collin Scicluna, Zëvendës Drejtor i Përgjithshëm për Interpretimin, dhe Z. Eoin Ward, Interpret Konferencash dhe Koordinator për Zgjerimin, ndau perspektiva të rëndësishme mbi:

đŸ”č Rolin kyç tĂ« gjuhĂ«s nĂ« procesin e negociatave dhe mbylljen e kapitujve tĂ« acquis
đŸ”č NevojĂ«n pĂ«r pĂ«rkthimin e plotĂ« tĂ« legjislacionit tĂ« BE-sĂ« nĂ« gjuhĂ«n shqipe para anĂ«tarĂ«simit
đŸ”č KĂ«rkesĂ«n nĂ« rritje pĂ«r profesionistĂ« tĂ« kualifikuar nĂ« pĂ«rkthim dhe interpretim, sidomos nĂ« momentin kur gjuha shqipe tĂ« bĂ«het gjuhĂ« zyrtare e BE-sĂ«.

U theksua se universitetet kanë një rol thelbësor në përgatitjen e këtij brezi të ri profesionistësh, duke forcuar kompetencat gjuhësore, njohuritë e përgjithshme dhe përdorimin e teknologjive të reja. Inteligjenca Artificiale u konsiderua si një mjet ndihmës i rëndësishëm, por që nuk mund të zëvendësojë rolin e përkthyesit dhe interpretit pa një proces të kujdesshëm rishikimi dhe ekspertize njerëzore.

Në fokus të diskutimeve ishte gjithashtu rëndësia e bashkëpunimeve ndëruniversitare në Evropë, ku FGJH-UT tashmë bashkëpunon me 6 universitete evropiane që ofrojnë programe në interpretimin e konferencave, si dhe nevoja për thellimin e këtyre partneriteteve përmes projekteve konkrete.

🎓✹ PĂ«r studentĂ«t dhe tĂ« rinjtĂ«, mesazhi ishte i qartĂ«:

Investoni në gjuhë të huaja, forconi gjuhën shqipe dhe zhvilloni njohuritë tuaja të përgjithshme sepse e ardhmja e Evropës ka nevojë për ju!

situs toto