🇬🇷 A je gati të zhytesh në botën e gjuhës dhe kulturës greke?

Departamenti i Gjuhës Greke në Universitetin e Tiranës të ofron mundësi të shkëlqyera studimi dhe zhvillimi profesional.
Programet e Studimit:
📌 Bachelor në Gjuhë Greke me Profil “Gjuhë, Letërsi dhe Qytetërim Grek”: Njohuri të thella në gjuhën, letërsinë, dhe kulturën greke.
📌 Bachelor në Gjuhë Greke me Profil “Përkthim dhe Interpretim”: Bashkëpunim me Universitetin Ionian në Korfuz, që kombinon teorinë dhe praktikën e përkthimit dhe interpretimit.
📌 Master i Shkencave në Mësuesi në Gjuhën Greke për Arsimin e Mesëm të Lartë: Përgatitje për karrierë në mësimdhënie.
📌 Master i Shkencave në Përkthim Teknik, Letrar dhe Interpretim: Fokus në përkthim teknik, letrar dhe interpretim profesional.
📌 Master i Shkencave në Gjuhë dhe Komunikim Ndërkulturor dhe Turistik: Përqendrohet në komunikimin ndërkulturor dhe turizëm me njohuri të thella në kulturën greke.
🌎 Bashkëpunime Ndërkombëtare:
Përfito nga programet Erasmus+ dhe partneritetet me universitete të njohura greke si Universiteti i Janinës, Universiteti Aristotel i Selanikut, dhe Universiteti Democritus i Thrakës.
🎖️ Bursa Ekselence:
Ne ofrojmë bursa ekselence çdo vit për të mbështetur ambiciet tuaja akademike.
👩‍🏫 Stafi Akademik:
Stafi ynë përbëhet nga profesionistë të njohur dhe me përvojë, të angazhuar për edukimin dhe zhvillimin tuaj profesional.
Departamenti i Gjuhës Greke