Ndiheni të diskriminuar? Jeni dëshmitar i një diskriminimi? Raporto Diskriminimin
Studentja doktorante e Fakultetit të Gjuhëve të Huaja, Universiteti i Tiranës, znj. Olivera Presi, mbrojti me sukses disertacionin me temë: “Zhvillimi i kompetencave ndërkulturore në mësimin e gjuhës angleze në një kontekst të ri të ndërkombëtarizimit të arsimit të lartë (Hulumtim mbi teknikat e reja që eksplorojnë kompetencën ndërkulturore të studentëve përmes teknologjisë dhe një korpusi të pasur)”, nën udhëheqjen shkencore të Prof. Dr. Adriana Dervishaj.
Disertacioni analizon se si teknikat mësimore ndërkulturore, si prezantimet, filmat dhe dokumentarët, debatet kulturore dhe rastet studimore, kontribuojnë në zhvillimin e reflektimit kritik, empatisë dhe ndërgjegjësimit kulturor te studentët e gjuhës angleze në arsimin e lartë shqiptar. Hulumtimi u mbështet në një qasje të kombinuar: pyetësorë me 155 lektorë dhe 470 studentë të universiteteve publike dhe private, si dhe intervista gjysmë të strukturuara me aktorë institucionalë.
Gjetjet tregojnë se kompetencat ndërkulturore zhvillohen më mirë kur teknikat përdoren në mënyrë të integruar dhe të strukturuar, dhe se modeli pedagogjik brenda auditorit është faktori kyç. Studimi thekson rëndësinë e ndërkombëtarizimit “të brendshëm” dhe ofron rekomandime për praktikën pedagogjike dhe politikat universitare.
Fakulteti i Gjuhëve të Huaja e uron përzemërsisht Olivera Presin për këtë arritje të rëndësishme akademike dhe i dëshiron suksese të mëtejshme në rrugëtimin e saj shkencor dhe profesional! 👏
#Urime #OliveraPresi #UniversitetiiTiranës #FakultetiiGjuhëvetëHuaja #FGJH #Doktoraturë #MbrojtjaeDisertacionit #KompetencaNdërkulturore #GjuhaAngleze #ArsimiiLartë #Ndërkombëtarizimi