MULTILINGUALISM AS A CHALLENGE AND DEVELOPMENT OPPORTUNITY – LINGUISTIC DYNAMICS IN GLOBAL CONTEXTS
Më 23 tetor 2026, Fakulteti i Gjuhëve të Huaja, Universiteti i Tiranës, në bashkëpunim me Kauno kolegija Higher Education Institution, Lituani, organizoi konferencën ndërkombëtare “Multilingualism as a Challenge and Development Opportunity – Linguistic Dynamics in Global Contexts”, e cila mblodhi studiues, pedagogë, doktorantë dhe kërkues shkencorë nga vende të ndryshme të botës për të trajtuar sfidat dhe perspektivat e shumëgjuhësisë në kontekstet globale.
Konferenca u hap nga Prof. Dr. Esmeralda Kromidha, Dekane e Fakultetit të Gjuhëve të Huaja, UT, ndërsa fjalën përshëndetëse e mbajti Ieva Brazauskaitė-Zubavičienė, Drejtuese e Qendrës së Gjuhëve në Kauno kolegija HEI. Në vijim përshëndetën edhe lektorët e huaj që kontribuojnë në mësimdhënien e gjuhëve italiane, gjermane, spanjolle, kroate dhe maqedonase në Fakultetin e Gjuhëve të Huaja.
🎓Ligjërata kryesore u mbajt nga Prof. Dr. Argyro Moustaki nga Universiteti Kombëtar dhe Kapodistrian i Athinës, me temën: “Familja dhe shkolla si aktorë kyç të shumëgjuhësisë dhe zhvillimit personal e profesional në një botë të globalizuar”.
Punimet e konferencës vijuan në pesë sesione paralele, ku u prezantuan studime dhe rezultate kërkimore nga përfaqësues të institucioneve akademike dhe kërkimore të Shqipërisë, Kosovës, Maqedonisë së Veriut, Lituanisë, Greqisë, Bullgarisë, Mbretërisë së Bashkuar, Francës, Algjerisë, Italisë, Spanjës, Malajzisë, Kazakistanit, Azerbajxhanit, Ukrainës dhe vendeve të tjera.
💬 Në një botë ku ndërveprimi ndërkulturor dhe komunikimi përtej kufijve marrin gjithnjë e më shumë rëndësi, shumëgjuhësia përbën jo vetëm një sfidë, por edhe një mundësi të rëndësishme për zhvillim arsimor, kulturor dhe shoqëror. Konferenca krijoi hapësirë për shkëmbimin e përvojave dhe ideve, prezantimin e kërkimeve bashkëkohore dhe forcimin e bashkëpunimit akademik ndërkombëtar, duke nxitur dialogun ndërkulturor dhe qasjet inovative në mësimdhënien e gjuhëve, përkthim dhe edukimin shumëgjuhësh.
Fakulteti i Gjuhëve të Huaja, Universiteti i Tiranës, falënderon partnerët, folësit, studiuesit dhe të gjithë pjesëmarrësit për angazhimin dhe kontributin e tyre në në realizimin e kësaj veprimtarie shkencore ndërkombëtare.
#FGJH #UniversitetiITiranës #Multilingualism #InternationalConference #ScientificResearch #KaunoKolegija #InterculturalCommunication














