Ndiheni të diskriminuar? Jeni dëshmitar i një diskriminimi? Raporto Diskriminimin

📢 Thirrje për pjesëmarrje në Konferencën Vjetore të Departamentit të Gjuhës Angleze

Departamenti i Gjuhës Angleze, Fakulteti i Gjuhëve të Huaja, Universiteti i Tiranës ka kënaqësinë të njoftojë për organizimin e Konferencës së 16-të Ndërkombëtare, “RISI DHE QASJE GJITHËPËRFSHIRËSE NË GJUHËSI, MËSIMDHËNIE, PËRKTHIM, LETËRSI DHE KULTURË”, më datë 4 dhjetor 2026.

Edicioni i vitit 2026 vendos theks të veçantë tek arsimi gjithëpërfshirës, duke vënë në qendër barazinë, pjesëmarrjen, përkatësinë, aksesueshmërinë dhe respektin për diversitetin gjuhësor e kulturor. Konferenca synon të krijojë një hapësirë akademike për shkëmbimin e ideve, prezantimin e kërkimeve shkencore dhe diskutimin e zhvillimeve bashkëkohore në fushat e gjuhësisë, mësimdhënies së gjuhëve të huaja, përkthimit, letërsisë dhe kulturës.

Ftohen pedagogë, studiues, doktorantë, studentë dhe profesionistë të interesuar të paraqesin propozimet e tyre për komunikime shkencore.

📌 Afati për dorëzimin e abstrakteve: 20 nëntor 2026
📌 Njoftimi për pranimin e abstrakteve: 25 nëntor 2026
📌 Data e konferencës: 4 dhjetor 2026
📌 Afati për dërgimin e punimit të plotë: 29 janar 2027

Ju mirëpresim të bëheni pjesë e kësaj veprimtarie akademike dhe të kontribuoni në një dialog shkencor frytdhënës.