Ndiheni të diskriminuar? Jeni dëshmitar i një diskriminimi? Raporto Diskriminimin

📚 Një javë shkëmbimi, ide dhe bashkëpunimi

📍Fakulteti i Gjuhëve të Huaja, Universiteti i Tiranës pati kënaqësinë të mirëpriste në kuadër të programit Erasmus+ tre kolegë nga Universiteti “Nicolaus Copernicus” në Toruń, Poloni: Adam Czajkowski, Drejtor i Qendrës së Gjuhëve të Huaja, si edhe Magdalena Bozenko Keska dhe Anna Katarzyna Hucksko, të cilët do të zhvillojnë një javë aktivitetesh akademike dhe takimesh pune pranë fakultetit tonë.

Gjatë takimit të mirëseardhjes në ambientet e FGJH-së, Dekania Prof. Dr. Esmeralda Kromidha, Zv. Dekania për Marrëdhëniet me Jashtë Dr. Drita Rira dhe Përgjegjësja e Departamentit të Gjuhës Angleze Prof. Asoc. Dr. Daniela Hasa diskutuan mbi mundësitë e zgjerimit të bashkëpunimit akademik dhe ndërkombëtar ndërmjet dy institucioneve, si edhe mbi zhvillimin e projekteve të përbashkëta në fushën e mësimdhënies dhe ndërkombëtarizimit.

Vizita, e cila do të vijojë gjatë gjithë javës, përfshin leksione, takime me stafin akademik dhe diskutime mbi projektin COIL dhe format inovative të bashkëpunimit ndëruniversitar.

situs toto