Ndiheni të diskriminuar? Jeni dëshmitar i një diskriminimi? Raporto Diskriminimin

Leksion i hapur me temë: “Change your mindset to reclaim learning”

Raportim për realizim aktiviteti

Në kuadër të veprimtarive akademike dhe shkencore të organizuara nga Grupi Mësimor-Kërkimor i Didaktikës pranë Departamentit të Gjuhës Anglezeu zhvillua një leksion i hapur me temë: “Change your mindset to reclaim learning”. Aktiviteti u mbajt më datë 6 maj 2026 dhe u drejtua nga Prof. Dr. Shpresa Delija.

Qëllimi i këtij aktiviteti ishte të ofronte reflektim dhe diskutim mbi rëndësinë e ndryshimit të qasjes ndaj të nxënit, zhvillimit personal dhe profesional, si edhe mbi nevojën për krijimin e një mendësie pozitive dhe aktive në procesin mësimor. Gjatë leksionit u trajtuan çështje që lidhen me motivimin në të nxënë, rolin e mendësisë në arritjet akademike, sfidat e arsimit bashkëkohor dhe rëndësinë e të nxënit gjatë gjithë jetës.

Prof. Dr. Shpresa Delija ndau përvoja dhe perspektiva akademike mbi mënyrën se si studentët dhe mësuesit mund të zhvillojnë një qasje më reflektuese, fleksibile dhe të orientuar drejt zhvillimit të vazhdueshëm. Aktiviteti u zhvillua në formën e një bashkëbisedimi interaktiv, duke nxitur pjesëmarrjen aktive të studentëve dhe diskutime mbi përvojat dhe sfidat e tyre në procesin e të nxënit.

Në aktivitet morën pjesë studentë dhe pedagogë të Departamentit të Gjuhës Angleze, të cilët shfaqën interes dhe angazhim gjatë diskutimeve. Aktiviteti kontribuoi në pasurimin e formimit akademik dhe profesional të pjesëmarrësve, si edhe në promovimin e kulturës së reflektimit dhe zhvillimit të vazhdueshëm në arsim.

situs toto