Ndiheni të diskriminuar? Jeni dëshmitar i një diskriminimi? Raporto Diskriminimin

U zhvilluan dy takime bashkëbiseduese dhe orientuese me studentët praktikantë

Në kuadër të ndjekjes dhe përmbylljes së praktikës mësimore për studentët e programeve të masterit pranë Departamentit të Gjuhës Angleze, u zhvilluan dy takime bashkëbiseduese dhe orientuese me studentët praktikantë. Takimet kishin si qëllim mbështetjen e studentëve gjatë fazës përfundimtare të praktikës, sqarimin e procedurave administrative dhe pedagogjike, si edhe adresimin e pyetjeve dhe paqartësive të ndryshme të lidhura me dokumentacionin dhe afatet zyrtare.

Takimi i parë (online)

Data: 29.04.2026

Takimi i parë u organizua në funksion të monitorimit të ecurisë së praktikës mësimore dhe reflektimit mbi përvojat e studentëve gjatë zhvillimit të saj në institucionet arsimore përkatëse. Gjatë këtij takimi, studentët patën mundësi të ndanin eksperiencat e tyre lidhur me planifikimin dhe realizimin e orëve mësimore, përdorimin e metodave bashkëkohore të mësimdhënies, menaxhimin e klasës, si edhe sfidat e hasura gjatë praktikës.

Diskutimet u përqendruan gjithashtu në rëndësinë e reflektimit profesional dhe lidhjes së teorisë me praktikën, duke nxitur studentët të analizojnë përvojat e tyre në funksion të zhvillimit profesional si mësues të ardhshëm. U dhanë udhëzime shtesë mbi mënyrën e plotësimit të dokumentacionit të praktikës dhe mbi elementët që duhej të përfshiheshin në raportet përfundimtare.

Takimi u karakterizua nga pjesëmarrje aktive dhe diskutime konstruktive, ku studentët shfaqën interes dhe angazhim në lidhje me procesin e praktikës mësimore.

Takimi i dytë

Data: 08.05.2026

Takimi i dytë u zhvillua në bazë të njoftimit të Grupit Mësimor-Kërkimor të Didaktikës pranë Departamentit të Gjuhës Angleze, me fokus orientimin dhe mbështetjen e studentëve në fazën përfundimtare të praktikës mësimore. Qëllimi kryesor i këtij takimi ishte t’u vihej në ndihmë studentëve të masterit duke iu përgjigjur pyetjeve dhe duke sqaruar çdo paqartësi në lidhje me procesin e praktikës.

Gjatë bashkëbisedimit u trajtuan çështje me rëndësi që lidhen me dokumentacionin e nevojshëm për përmbylljen e praktikës, procedurat zyrtare të dorëzimit, afatet përfundimtare për dorëzimin e dosjeve, kriteret e vlerësimit të praktikës mësimore, si edhe mënyrën e organizimit dhe sistemimit të materialeve përfundimtare.

Studentët ngritën pyetje konkrete mbi aspektet administrative dhe pedagogjike të praktikës, ndërsa anëtarët e grupit mësimor-kërkimor ofruan sqarime dhe orientime të detajuara për secilën çështje. Takimi kontribuoi në unifikimin e procedurave dhe në qartësimin e hapave që studentët duhet të ndjekin për përfundimin me sukses të praktikës mësimore.

Në përfundim, të dy takimet rezultuan të vlefshme për mbështetjen akademike dhe profesionale të studentëve, duke ndihmuar në lehtësimin e procesit të përmbylljes së praktikës mësimore dhe në forcimin e komunikimit ndërmjet studentëve dhe stafit akademik

situs toto