Me ftesë të Ambasadës së Republikës së Kroacisë në Shqipëri, përfaqësues të Dekanatit të Fakultetit të Gjuhëve të Huaja, UT, morën pjesë në pritjen zyrtare të organizuar me rastin e Ditës Kombëtare të Republikës së Kroacisë.
Në këtë aktivitet solemn, ku morën pjesë përfaqësues të institucioneve shtetërore, trupit diplomatik, komunitetit akademik dhe miq të Kroacisë, Fakulteti i Gjuhëve të Huaja, UT, u përfaqësua nga Dekania e fakultetit, Prof. Dr. Esmeralda Kromidha, Zv. Dekanet Prof. Asoc. Dr. Anida Kisi, Prof. Asoc. Dr. Marsela Likaj, Dr. Drita Rira, Dr. Kristina Sheperi si edhe Përgjegjësi i Departamentit të Gjuhëve Sllave dhe Ballkanike, Prof. Asoc. Dr. Adriatik Derjaj.
Gjatë takimit me përfaqësues të Ambasadës së Kroacisë dhe me Përgjegjësen e Departamentit të Lektorëve në Ministrinë e Arsimit në Kroaci, Znj. Ivana Fakac, u diskutua mbi vijimin e bashkëpunimit ndërinstitucional me fokus në pritjen e lektorit të gjuhës kroate në Fakultetin e Gjuhëve të Huaja për gjuhën kroate si gjuhë ekstrakurrikulare vitin akademik 2026–2027.
Palët shprehën gatishmërinë për të forcuar më tej bashkëpunimin akademik, kulturor dhe ndërkombëtar, në funksion të promovimit të shumëgjuhësisë, dialogut ndërkulturor dhe shkëmbimeve akademike.
🤝 FGJH vijon të zgjerojë partneritetet ndërkombëtare dhe të krijojë mundësi të reja bashkëpunimi për studentët dhe stafin akademik.



