Ndiheni të diskriminuar? Jeni dëshmitar i një diskriminimi? Raporto Diskriminimin

🎓🌍 Leksion i hapur në FGJH-UT

Fakulteti i Gjuhëve të Huaja, Universiteti i Tiranës, ka kënaqësinë të ftojë studentët, pedagogët dhe të gjithë të interesuarit në një leksion të hapur me temë:
“Mundësitë e angazhimit të të rinjve në sektorin e turizmit dhe promovimit kulturor”

👩‍🏫 Leksioni do të mbahet nga Alma Çupi, një figurë e njohur në fushën e turizmit dhe promovimit të trashëgimisë kulturore.

Ky aktivitet synon të sjellë në vëmendje rolin e të rinjve në zhvillimin e turizmit, duke eksploruar mundësitë për përfshirje profesionale, sipërmarrje dhe promovim të vlerave kulturore në një kontekst gjithnjë e më ndërkombëtar.

📅 Data: 21 prill 2026
🕚 Ora: 11:00
📍 Vendi: Salla “Europa”, Godina B, Fakulteti i Gjuhëve të Huaja, UT

✨ Ju mirëpresim për një diskutim frymëzues mbi mundësitë që ofron turizmi për të rinjtë dhe lidhjen e tij me gjuhët e huaja dhe komunikimin ndërkulturor!

#FGJH #UniversitetiTiranës #Turizëm #Rinia #TrashëgimiKulturore #LeksionHapur

situs toto