📝Një vit pas nënshkrimit të marrëveshjes së bashkëpunimit ndërmjet Universitetit të Tiranës dhe Ministrisë së Drejtësisë për kualifikimin e vazhduar të përkthyesve zyrtarë, Fakulteti i Gjuhëve të Huaja, UT, organizon ceremoninë e shpërndarjes së certifikatave për pjesëmarrësit që kanë përfunduar me sukses modulet:
📖 Përkthim teknik në fushën e legjislacionit të Bashkimit Evropian
📖 Përkthim teknik në fushën e së drejtës penale
në kuadër të Programit të Formimit të Vazhduar“Përkthim Teknik, Letrar dhe Interpretim”.
📅 08 korrik 2026
🕙 Ora 10:00
📍 Salla “Evropa”, Fakulteti i Gjuhëve të Huaja
Kjo ceremoni shënon përmbylljen e ciklit të parë të formimit profesional të zhvilluar në kuadër të kësaj nisme, e cila synon forcimin e kompetencave të përkthyesve në fushat e specializuara juridike dhe përmirësimin e standardeve të përkthimit zyrtar në Shqipëri.
🏫 Përmes këtij programi, Fakulteti i Gjuhëve të Huaja, Universiteti i Tiranës, vijon të kontribuojë me ekspertizën akademike dhe profesionale të stafit të tij në përgatitjen e përkthyesve të specializuar, duke mbështetur proceset e modernizimit institucional dhe afrimit me standardet evropiane.
👏 Urime të gjithëve për përkushtimin, punën dhe arritjet e tyre!


