Ndiheni të diskriminuar? Jeni dëshmitar i një diskriminimi? Raporto Diskriminimin

🎓 RAUNDI I DYTË I APLIKIMEVE NË U-ALBANIA

📚 Zgjidh Fakultetin e Gjuhëve të Huaja dhe ndërto të ardhmen tënde në gjuhë, teknologji, komunikim dhe kulturë!
Nëse nuk keni aplikuar në raundin e parë ose dëshironi të rishikoni zgjedhjet tuaja, raundi i dytë i aplikimeve në U-Albania është një mundësi e re për t’u bërë pjesë e Fakultetit të Gjuhëve të Huaja, Universiteti i Tiranës.

📅 30 Gusht – 17 Shtator
✅ Pagesa e tarifës së aplikimit dhe konfirmimi online

📅 15 – 17 Shtator
✅ Aplikimi online në portalin U-Albania
✅ Përzgjedhja e deri në 10 programeve të studimit

📅 23 Shtator
✅ Publikimi i renditjes së aplikantëve në U-Albania

📅 25 Shtator – 4 Tetor
✅ Regjistrimi në institucionet e arsimit të lartë
✅ Publikimi në kohë reale i renditjes (5 faza me nga 48 orë)

📅 5 Tetor
✅ Çregjistrimi nga Raundi i Dytë

🌍 Në FGJH ju presin programe studimi moderne, mundësi mobiliteti ndërkombëtar, partneritete me universitete evropiane dhe përgatitje për karrierë në fusha si arsimi, përkthimi, komunikimi, turizmi, diplomacia dhe marrëdhëniet ndërkombëtare.

📢 Mos e humbisni mundësinë për t’u bërë pjesë e komunitetit të FGJH-së!

🌐 www.fgjh.edu.al