Ndiheni të diskriminuar? Jeni dëshmitar i një diskriminimi? Raporto Diskriminimin

📚🇫🇷 Aktivitet shkencor i Grupit Mësimor-Kërkimor të Letërsisë Franceze, FGJH-UT

Në kuadër të veprimtarisë së grupit mësimor-kërkimor të letërsisë pranë Departamentit të Gjuhës Frënge, Prof. Asoc. Dr. Lorena Dedja zhvilloi leksionin e hapur me temë:

🔹 “Një pasqyrë e ndarjeve dhe dhunës së shoqërisë bashkëkohore – romani ‘Gjërat njerëzore’ i Karine Tuil”

Gjatë leksionit u analizua ndërtimi i rrëfimit shumëplanësh të romanit, i cili sjell një tablo të shoqërisë franceze bashkëkohore, ku ndërthuren pushteti, media, pabarazitë sociale dhe dhuna seksuale, si edhe ndikimi i medieve dhe rrjeteve sociale në formimin e opinionit publik.

📖 Vepra, e përkthyer edhe në shqip dhe e botuar nga shtëpia botuese “Dituria”, ngjalli interes dhe reflektim te pjesëmarrësit.

Aktiviteti u ndoq me interes nga pedagogë dhe studentë të Departamentit të Gjuhës Frënge, FGJH-UT në një atmosferë ndërvepruese me pyetje dhe diskutime.

situs toto