Në ambientet e Dekanatit të FGJH-së,mirëpritëm kolegët Prof. Marcin Walczyński & Ass. Prof Iwona Sikura, nga Universiteti i Nysës në Poloni, ekspertë të përkthimit dhe interpretimit, së bashku me Përgjegjësen për Marrëdhëniet me Jashtë të Institutit të Gjuhëve Moderne, Dagmara Bojda, të cilë,t gjatë kësaj jave janë duke kryer një mobilitet mësimdhënieje Erasmus + pranë Departamentit të Gjuhës Angleze.
Në takimin e organizuar në Dekanat, palët shkëmbyen ide rreth bashkëpunimit të deritanishëm, si edhe u shprehën të gatshëm për forcimin e bashkëpunimit veçanërisht në shtimin e mobiliteteve të studentëve dhe stafit, outgoing dhe incoming. Po kështu, u diskutua edhe për për konceptimin e projekteve të përbashkëta që lidhen me forcimin e kompetencave digjitale në mësimdhënien e përkthimit.