Një prej muzeve më intrigues në Shqipëri, « Shtëpia me gjethe » do të ofrojë për visitorët frankofonë dhe italofonë shërbimin e audiogudës në frengjisht dhe në italisht, si dhe libërthin udhërrëfyes të përkthyer në këto dy gjuhë.
Këto produkte janë frut i punës së studentëve të Departamentit të Gjuhës Frënge dhe të atij të Gjuhës Italiane të FGJH-së me mbështetjen e Agjencisë Universitare të Frankofonisë, ambasadës së Francës dhe ambasadës së Italisë në Shqipëri.
Veprimtaritë e kryera për realizimin e audioguidave në gjuhën frënge u konceptuan dhe u koordinuan nga pedagogia Anida Kisi dhe në gjuhën italiane nga lektorja e Ministrisë së Jashtme italiane dhe e Bashkëpunimit Ndërkombëtar Tiziana di Fabio.
Bashkëpunuan ngushtësisht në këtë projekt, Etleva Demollari, drejtoreshë e Muzeut Kombëtar të përgjimeve « Shtëpia me gjethe » dhe Kleida Pira, gazetare në Radio Tirana International në frëngjisht.
Përkthimi i libërthit udhërrëfyes u krye nga studentët e të dy departamenteve nën kujdesin e pedagogeve Mirela Papa, Renata Martini, Vjola Adhami për gjuhën italiane dhe nga pedagoget Drita Rira dhe Etleva Demollari për gjuhën frënge. Botimi në frengjisht dhe në italisht i udhërrëfyesve u financua nga Ambasada e Francës dhe ajo e Italisë në Shqipëri.
Studentët e Masterit të Shkencave në Gjuhë dhe Komunikim Ndërkulturor e Turistik, Ernalda Gjona, Hans Zuna, Marinel Gremi, Margaux Aupetit, Senada Llukaj, Xhovana Prendi, realizuan audioguidat në frengjisht në kuadër të projektit FORMATHECO 2018-2019 të Agjencisë Universitare të Frankofonisë (AUF) në partneritet me Fakultetin e Gjuhëve të Huaja të Universitetit të Tiranës.
Studentët e Departamentit të Gjuhës Italiane që punuan për përkthimin e libërthit udhërrëfyes janë: Denada Cahani Kiri dhe Ardit Mullaj, studentë të Masterit në Përkthim Teknik-Letrar dhe Interpretim. Audioguida u realizua nga një grup studentësh të ciklit Bachelor dhe Master në gjuhën italiane: Alisa Kana, Ditjona Jahelezi, Enjell Hoxha, Jusilda Bardhoku, Klaudia Përnokaj, Martin Arapi, Pamela Syku, Sirela Roçi.
Në kuadër të javës së XIX-të italiane në botë, audioguidat dhe libërthi udhërrëfyes në frengjisht dhe në italisht u prezantuan gjatë një eventi të organizuar nga Ambasada e Italisë më 22 tetor 2019 në godinën “Liria” ku ishin të ftuar dhe përshëndetën punën e kryer një sërë personalitetesh: Artur Sula dekan i FGJH-së, Elva Margariti ministre e Kulturës, ambasadori i Italisë Alberto Cutillo, ambasadorja e Francës Christina Vasak, nënkryetarja e Bashkisë së Tiranës Anuela Ristani dhe drejtoresha e muzeut Etleva Demollari.