Plani i Barazisë Gjinore dhe logo “HR Excellence in Research” të Universitetit të Tiranës

Në kuadër të aplikimeve të project-propozimeve të Universitetit të Tiranës në programet evropiane që financojnë kërkimin shkencor,në thirrjet e hapura për vitin 2022,ju bëjmë me dije dy elemntë,të cilët mund të rrisin vlerën e aplikimeve tuaja në Programin “Horizon Europe”.

Elementi i parë,lidhet me Planin e Barazisë Gjinore,i cili për Universitetin e Tiranës është nënshkruar për periudhën 1.6.2021-31.05.2022 dhe iu është prezantuar më parë.Plani i Barazisë Gjinore është një dokument i detyrueshëm në kuadër të aplikimeve të ardhshme të Programit “Horizon Europe”.

Elementi i dytë lidhet me faktin se Universitetit të Tiranës i është akorduar nga Komisioni Evropian logo “HR Excellence in Research”,e cila i jep njohje publike institucioneve kërkimore që e kanë marrë atë. Logo “HR Excellence in Research”,certifikon që UT është i angazhuar në vlerat e parimeve të “Kartës Evropiane për Kërkuesit” dhe “Kodit të Sjelljes për Rekrutimin e Kërkuesve”.

Dy elementët e sipërpërmendur,për referencë i gjeni të publikuara në faqen zyrtare web të Universitetit të Tiranës.Për më tepër referojuni link-eve,si më poshtë:

 

https://unitir.edu.al/universiteti-i-tiranes-mbajtes-i-logos-hr-excellence-in-research/

https://euraxess.ec.europa.eu/jobs/hrs4r

https://unitir.edu.al/wp-content/uploads/2022/01/Gender_Equality_Plan_UT.pdf