Titulli akademik i studimit | Diplomë Master i Shkencave në Komunikim Ndërkulturor dhe Turistik |
Cikli i studimit | Studime të Ciklit të Dytë |
Emri dhe statusi i institucionit | Universiteti i Tiranës, Institucion Publik |
Gjuha e përdorur në mësimdhënie/ provime | Shqip |
Kohëzgjatja zyrtare e programit të studimit | 2 (dy) vite |
Forma e studimit | Me kohë të plotë |
Programi i ciklit të dytë të studimeve “Master i Shkencave” në “Komunikim ndërkulturor dhe turistik” ofrohet si master ndërdepartamental nga të gjitha Departamentet në Fakultetin e Gjuhëve të Huaja dhe synon të formojë një figurë profesionale fleksibël, të aftë të përballojë dinamikën e marrëdhënieve ndërkulturore dhe të ofrohet si ndërmjetës midis realiteteve shoqërore dhe prodhuese të ndryshme. Planet e studimit orientuese do ta drejtojnë studentin për marrjen e kompetencave profesionale që mund të shfrytëzohen nga po ai në fushën e komunikimit ndërkulturor dhe turistik, të ndërmarrjes, të organizatave ndërkombëtare dhe të promovimit të pasurive të territorit.
Gjatë kohëzgjatjes së këtij programi studimi, studenti do të përftojë kompetencat e mëposhtme:
Praktika profesionale përbën një element të rëndësishëm në kurrikulat e programit të studimit Master i Shkencavenë “Komunikim ndërkulturor dhe turistik“. Praktika parashikon të mundësojë përdorimin e njohurive të fituara në kurset teorike, në një kontekst praktik dhe profesional. Për të plotësuar objektivat e parashikuara të programit të studimit, studentët duhet të zhvillojnë praktikë në një ose disa institucione/organizata/kompani vendase ose të huaja.
Marrëveshjet e shumta të tipit MOU që Fakulteti i Gjuhëve të Huaja (FGJH) ka me institucione publike dhe private, (muze, agjenci udhëtimi, ndërmarrje, kompani të ndryshme që kanë në fokus komunikimin) u sigurojnë studentëve vënien në praktikë të njohurive teorike të përfituara gjatë mësimnxënies. Gjatë praktikës, studenti aktivizon dhe ndërlidh njohuritë teorike me ato praktike, në mënyrë që praktika nëpër institucione të jetë një eksperiencë e vlefshme e cila mund të shërbejë edhe si një pikënisje e një karriere të suksesshme dhe punësimi në të ardhmen.
Në përfundim të vitit të parë, për studentët e regjistruar në këtë program, Fakulteti i Gjuhëve të huaja organizon një Shkollë Verore ku studentët ndjekin leksione nga specialistët më tëmirë vendas dhe mentorohen nga pedagogët e Fakultetit në institucionet publike dhe jopublike. Organizimi i kësaj shkolle veroreqë synon adaptimin me specifika të tregut të punës, njohjen e territorit, të aktorëve të përfshirë në zinxhirin e komunikimit si edhe të terrenit të ushtrimit të profesionit të tyre të ardhshëm përbën një vlerë të shtuar për këtë program studimi.
Studentëve me formim të tillë, u ofrohen mundësi për punësim në shumë fusha, si:
PLANI MËSIMOR | ||||
Master i Shkencave në “Gjuhë dhe Komunikim Ndërkulturor dhe Turistik ” | ||||
Nr. | VITI I . LËNDË TË DETYRUARA | KREDITE | SEMESTER | ORËT NË AUDITOR |
SEMESTRI I | ||||
1. | Ekonomi e aplikuar në kulturë dhe turizëm | 6 | I/I | 60 |
2. | Letërsi dhe kulturë B | 4 | I/I | 40 |
3. | Letërsi dhe kulturë A | 6 | I/I | 60 |
4. | Komunikim turistik | 6 | I/I | 60 |
5. | Gjuhë e huaj C (nivel i avancuar 1) | 6 | I/I | 60 |
SEMESTRI II | ||||
6. | Marrëdhënie ndërkombëtare dhe publike | 6 | I/II | 60 |
7. | Përkthim dhe Interpretim B-A | 8 | I/II | 80 |
8. | Letërsi dhe kulturë C | 8 | I/II | 80 |
9. | Gjuhë e huaj C (nivel i avancuar 2) | 6 | I/II | 60 |
Gjithsej | 60 | 600 | ||
VITI II . LËNDË TË DETYRUARA | KREDITE | SEMESTER | ORËT NË AUDITOR | |
SEMESTRI I | ||||
1. | Përkthim dhe interpretim C-A | 6 | II/I | 60 |
2. | Strategji e teknika të komunikimit | 6 | II/I | 60 |
3. | Lëndë me zgjedhje* | 6 | II/I | 60 |
4. | Metodologji e kërkimit shkencor | 6 | II/I | 60 |
SEMESTRI II | ||||
5. | Përvojë praktike | 6 | II/II | 120 |
6. | Prova finale | 30 | II/II | 30 |
*Lëndë me përzgjedhje/ 1.Histori dhe Gjeografi e Ballkanit (3 2. Arkeologji dhe etnografi 3. Menaxhim dhe marketing i ndërrmarjeve turistike 4. Komunikim ndërpersonal 5. Antropologji kulturore | 4 | II | 40 | |
Gjithsej | 60 | 360 | ||
Gjithsej në 2 vite | 120 | 960 |