Këshilli Studentor

Këshilli i Studentëve të Fakultetit të Gjuhëve të Huaja

(KSFGJH)

 

Përbërja e Këshillit Studentor FGJH:

Stelina Ndreu- Kryetare 

Steljona Gjika- Anëtare

Emanuela Daci- Anëtare  

Ederjon Ibro- Anëtar

Çfarë është dhe cilat janë qëllimet e KSFGJH?

KSFGJH është organizim i pavarur i studentëve të FGJH, të cilët përfaqësojnë dhe mbrojnë interesat e studentëve të FGJH në të gjitha programet e studimit.

KSFGJH përbëhet nga studentë të zgjedhur në mënyrë demokratike si përfaqësues të studentëve të FGJH, me qëllim që të përcjellë kërkesat e studentëve tek administrata e Fakultetit, dhe të kontribuojë në veprimtaritë arsimore në fakultet dhe në universitet.

-Qëllimi thelbësor i KSFGJH është të sigurojë, si zhvillimin akademik, dhe atë shoqëror e personal të studentëve.

-KSFGJH garanton se mendimet dhe sugjerimet e komunitetit studentor përcillen në organet vendimmarrëse të FGJH dhe të Universitetit të Tiranës (UT) sipas rastit.

-KSFGJH promovon pjesëmarrjen e studentëve në veprimtaritë akademike, kërkimore dhe shoqërore që zhvillohen në FGJH dhe më gjerë.

-Ajo mundëson një lidhje komunikimi ndërmjet administratës dhe studentëve, duke përfaqësuar konkretisht zërin e studentëve në fakultet.

  1. KSFGJH shpreh mendime dhe jep propozime për të gjitha çështjet që kanë të bëjnë me jetën studentore në FGJH dhe në UT, si; programet akademike, rregulloret, pjesëmarrja e studentëve në programe kërkimore, organizimi i veprimtarive të ndryshme shoqërore, kulturore, artistike dhe sportive.

Si funksionon?

KSFGJH vepron sipas parimeve të mirëkuptimit dhe harmonisë ndërmjet anëtarëve, studentëve dhe administratës së FGJH.

Këshilli Studentor përbëhet nga 5 përfaqësues (1 përfaqësues për secilin vit të dy cikleve të studimit) të zgjedhur në mënyrë demokratike nga vetë studentët në procesin e zgjedhjeve. Këshilli Studentor aktual u përzgjodh nga studentët në zgjedhjet e datës 16.12.2021 dhe u konstitutua më datë 04.02.2022.

Gjithashtu, për një funksionim sa më eficient të Këshillit, në mënyrë që secili prej studentëve të mund të dëgjohet, Çdo grup ka përfaqësuesin e vet të zgjedhur në mënyrë demokratike, që e përfaqëson atë në Këshillin e Studentëve të FGJH.

Detyrat e një përfaqësuesi grupi:

-Të diskutojë dhe të përpiqet të gjejë zgjidhje për problemet studentore që mund të ngrihen;

-Të tejcojë cdo vendim që merret dhe cdo lajmërim te studentët e grupit që përfaqësojnë;

-Të kontribuojë që studentët të jenë aktivë dhe të përmirësojnë aftësitë e tyre organizuese dhe drejtuese;

-Të krijojë struktura të tilla që do të shërbejnë për informimin e vazhdueshëm të studentëve dhe për t’u kujdesur për ecurinë e tyre;

-Të zhvillojë shërbime të ndryshme që do të ndihmojnë në jetën studentore;

-Të nxitë studentët që t’i përmirësojnë aftësitë akademike dhe kulturore;

-Të veprojë në përputhje me statutin e UT, rregulloret dhe dispozitat e tjera në fuqi.