Në ambjentet e FGjH-së, me pjesëmarrjen e pedagogëve koordinatorë të klubit të revistës studentore Jonida Petro, Erjon Agolli, Klementina Shiba, Rozana Bela, u zhvillua një takim me studentë të vitit të dytë për shpalljen e konkursit për Newsletter-in më të mirë. Pjesëmarrja masive e studentëve tregoi interesin e tyre duke nënvizuar edhe njëherë motivimin për t’u përfshirë në proceset akademike dhe jo akademike. Studentët u njohën me kriteret e konkursit si edhe patën mundësi të shohin edhe punime të ngjashme, të cilat janë përgatitur nga studentët tanë në vitet e mëparëshme. Gjatë këtij takimi studentët u inkurajuan të jenë pjesë e nismave të FGJH-së por edhe të Këshillit Studentor sikurse është edhe Konferenca Studentore që do të zhvillohet në 12 Maj, 2022 me pjesëmarrjen e studentëve të të gjithë Departamenteve. I urojmë suksese studentëve tanë!