Prof. Dr. Artan Hoxha, Rektor i Universitetit të Tiranës dhe ekspert i Reformës në Drejtësi mbajti një leksion të hapur me temë “Integrimi i Shqipërisë në BE dhe Reforma në Drejtësi”

Në kuadër të projektit Jean Monnet Module Harmonisation and standardization of the terminology within the EU Integration context (HSTEUI) financuar nga Komisioni Europian dhe të « Ditëve të Europës », Prof. Dr. Artan Hoxha, Rektor i Universitetit të Tiranës dhe ekspert i Reformës në Drejtësi mbajti një leksion të hapur me temë “Integrimi i Shqipërisë në BE dhe Reforma në Drejtësi’.
Ky aktivitet u zhvillua në kuadër të projektit Jean Monnet Module, të Institutit të Studimeve Evropiane, koordinuar nga prof. as. Egla Gishti dhe u organizua në bashkëpunim me Fakultetin e Gjuhëve të Huaja, si edhe me pjesëmarrjen e studentëve e pedagogëve të ISE-së, FGJH-së dhe FD-së.
Ndër të tjera, prof. dr. Artan Hoxha përshkroi etapat nëpër të cilat është zhvilluar ky proces, shtyllat më të rëndësishme të tij, si edhe rolin e profesoratit në ecurinë e suksesshme të kësaj reforme, ashtu si edhe të këtij rrugëtimi të shoqërisë dhe të institucione shtetërore shqiptare.